June 26, 2022
Portali Shprehja

“Kush është ky Tebas?”; presidenti i La Liga-s i përgjigjet ashpër Al Khelaifit: Ai na merr të gjithëve për budallenj, por…

Intervista ekskluzive e Nasser al Khelaifi për “MARCA” ka pasur impakt të madh në të gjitha aspektet e futbollit. Reagimet nuk kanë vonuar dhe me siguri më kryesori ka ardhur nga Javier Tebas. Presidenti i La Liga ka dashur t’i përgjigjet kreut të PSG-së përmes rrjeteve sociale.

Tebas ishte i drejtpërdrejtë si kurrë në fjalët e tij për një frazë të veçantë të presidentit të skuadrës francize, në të cilën ai mbronte ligjshmërinë e transferimeve. “Ajo që bëjmë është sepse e dimë se është e mundur.

Tact Watches

Nuk është stili ynë të flasim për liga të tjera, klube apo federata. Ne nuk po japim mësime dhe nuk do të lejojmë askënd që t’i japë ato për ne. Ne do të vazhdojmë duke ndërtuar projektin tonë”, – siguroi Al Khelaifi.

Presidenti i La Liga-s nuk e ka “kafshuar gjuhën”: “Çështja Al-Khelaifi është e tjetër niveli. Ai na merr të gjithëve për budallenj (as ai nuk i beson gënjeshtrat që thotë) dhe shfaqet në MARCA për të dhënë mësime me arrogancën e të pasurve. Rregullat nuk ekzistojnë për PSG-në. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për një futboll të qëndrueshëm, pa mashtrime”.

Kjo nuk ishte e vetmja shigjetë që Al Khelaifi nisi drejt Tebas gjatë intervistës: “Kush është Tebas? Unë nuk e njoh atë person. Nuk më intereson çfarë thotë, e vërteta është se për këtë flitet me vite”.

Lufta e Tebas kundër të ashtuquajturve ‘klube shtetërore’ nuk është e tanishme, daton prej larg. Në fakt, vetë liga spanjolle ka nisur një betejë ligjore kundër PSG-së, pas rinovimit miliona eurosh të Kylian Mbappé.

.

Të Ngjajshme

Sportistët më të kërkuar në botë: askush si aforhet Ronaldo-s, por sa surpriza…

admin

150 milionë euro, zbulohet ëndrra e dyfishtë e Chelsea-t

admin

Atletico gjen sulmuesin ideal në Itali, por gjithçka është në dorë të Morata-s

admin

Leave a Comment