September 28, 2020
Portali Shprehja

Kush është njeriu më i mirë tek Allahu !

Njeriu më i mirë tek Allahu është ai që i frikësohet më së shumti Atij.

Argument nga Kurani: Allahu i Lartësuar thotë:
“O ju njerëz! Ne ju krijuam nga një mashkull dhe një femër, e ju bëmë popuj e fise, që të njiheni me njeri-tjetrin. Më i nderuari nga ju tek Allahu, është ai që i frikësohet më shumë Atij.”
(Huxherat,13)

Argument nga Suneti: Në librat e suneneve shënohet se Profeti (alejhi selam) ka thënë:
” Arabi nuk është më lartë se joarabi, as i ziu nuk është më lartë se i bardhi, as i bardhi nuk është mbi të ziun, përveç se me anë të devotshmërisë. Të gjithë jeni bijtë e Ademit, e ai u krijua nga dheu.” Gjithashtu Profeti (alejhi selam) ka thënë:
” Allahu i Madhëruar largoi prej jush krenarinë e xhahilijetit (injorancës) dhe mburrjen e saj me prejardhjen. Tashmë njerëzit janë dy llojesh: ose besimtar i devotshëm, ose mëkatar i mjerë.”
(Saktësoi Albani)

(El furkan bejne eulijai rrahman ue eulijai shejtan)

.

Të Ngjajshme

Profeti (alejhi selam) thotë:“Unë jam dërguar dhe Ora e Kijametit është larg meje aq sa…

admin

Pse namazi është më i mirë se gjumi !?

admin

Kur’ani e përmend dëgjimin para shikimit a e dini PSE ? Ja zbulimi fenomenal shkencor !

admin

Leave a Comment