May 23, 2022
Portali Shprehja

Kush është personi i paguar nga BDI për të përçarë ASH-në e Tetovës?

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë prej kohësh nuk arrin të gjejë qetësinë. Që në themelimin e Lëvizjes për Reforma e mandej riemërtimit në Aleancë për Shqiptarët, në këtë degë disa herë janë ndryshuar strukturat, por siç duket ende nuk është gjetur formula e duhur për t’i unifikuar të gjitha rrymat brenda këtij subjekti politik. Ndasitë mes grupeve u vërejtën sidomos në zgjedhjet e fundit lokale në të cilat rezultati ishte zhgënjyes. Arsyeja e humbjes mësohet të jetë sabotimi i një pjese të strukturave të degës si dhe angazhimi i një grupi tjetër për të punuar kundër kandidatit të Aleancës për Shqiptarët. Akuzat mes veti nuk kanë mu guar asnjëherë brenda strukturave lokale në Tetovë. Ndërsa së fundmi është zbuluar njëri nga sabotuesit e degës. Bëhet fjalë për person që shfaqet i afërt me krerët e partisë, pjesë e strukturave të larta, por që prej dy vitesh paguhet me rrogë nga drejtori i BDI-së.

Tact Watches

Arlind Murtezani dikur kuadër i Lëvizjes Besa iu bashkuar LRPDSH-së së atëhershme e shumë shpejt arriti të jetë ndër figurat e njohura të degës së ASH-së në Tetovë. Ai njihet mes strukturave si tip përçarës, thumbues dhe dekonstruktiv. Thuajse në çdo takim e aktivitet, Murtezani gjen mënyra për të shprehur pakënaqësi ndaj vendimeve partiake, duke propaganduar shpesh edhe kundër kreut të partisë. Por i njëjti person, tashmë prej dy vitesh merr rrogë pa mos shkuar në punë nga Spitali i Tetovës ku drejtor është Florin Besimi njëri nga eksponentët kryesor të BDI-së në Tetovë, kryetar dege e drejtoe shumëvjeçar. Gjithashtu, flitet edhe për rehatim në vend pune shteti edhe për bashkëshorten e tij.

Detyra e Arlind Murtezanit sipas burimeve tona është që të obstruojë degën e Tetovës, me qëllim që Aleanca për Shqiptarët në Tetovë të mos arrijë të konsolidohet dhe për rezultat të mos arrijë rezultatet të mira. Për këto shërbime, Murtezani paguhet me rreth 25 mijë denarë në muaj.

Më poshtë ju sjellim kontratën e nënshkruar nga Arlind Murtezani dhe drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi.


Të Ngjajshme

Prap se prap prezantueset e lajmeve në Afganistan u shfaqën në ekran të mbuluara

Panele “diellore” që ngarkohen natën: Si funksionojnë?

Shtatë lojtarë do të largohen nga Interi

Leave a Comment