January 16, 2022
Portali Shprehja

Kush është presidenti më i paguar në Serinë A? Një emër surpriza kryeson renditjen

Sipas Calcio&Finanza, mes presidentëve dhe drejtuesve më të paguar në Serinë A, ai që kryeson është  Maurizio Setti, numri një i Verona-s.

Kjo është ajo që ka dalë nga dokumentet zyrtare të sezonit 2020-21, me Roma, Milan dhe Napoli që kanë paguar më shumë administratorët respektivë të klubit.

Tact Watches

Duke qëndruar te drejtuesit, siç u tha më sipër në vendin e parë është presidenti i Verona-s që ka marrë një shpërblim prej 3.7 milionë euro bruto.

Pas tij, në vendin e dytë, është administratori i deleguar i Milan-it, Ivan Gazidis, me një pagesë prej 3.1 milionë eurosh bruto, i ndjekur nga Fabio Paratici, ish-drejtues i Juventus-it, me 2.6 milionë euro.

Mes drejtuesve të tjerë, me 600 mijë euro është presidenti i lazio-s, Claudio Lotito, dhe numri një i Milan-it, Paolo Scaroni, ndërsa tek Juventus, presidenti Andrea Agnelli në sezonin 2020/21 ka marrë 512 mijë euro.

Nuk kanë dalë shifrat për Beppe Marotta, por La Gazzetta dello Sport ka shkruar se drejtuesi i Inter-it merr një rrogë 1.5 milionë euro neto në sezon plus bonuse.

.

Të Ngjajshme

LAJM I HIDHUR TE PSG | Pochettino humbet titullarin për sfiden ndaj Real?

admin

Juventus, surpriza e janarit: sulmuesi mund të vijë nga Rusia për 5 mln euro!

admin

155 sekonda dhe asist vendimtar! Luis Nani kthehet pas 4 vitesh në Serie A dhe lë gjurmë edhe si veteran

admin

Leave a Comment