April 17, 2021
Portali Shprehja

Kush i ka shpikur Emoji-t dhe kur u bë zbulimi ityre?

Shpeshherë mund ta keni dëgjuar shprehjen një fotografi është sa 1000 fjalë, shkruan lajmi.net.

Kjo shprehje do të thotë se çfarë sheh mund ta shprehë shumë më mirë një emocion sesa fjalët. Kjo mund të themi që ishte ideja pas krijimit të emoji.

Tani mund të jetë e vështirë për juve të mendoni të shkruani një tekst dikujt pa përdorur asnjë emoji, sepse është bërë një metodë shumë efektive e shprehjes për ne.

Në vitin 1998 një burrë japonez i quajtur Shigetaka Kurita shpiku emoji. Në krijim të parë, emoji kishte vetëm 176 shprehje, dhe përfshinte emoji për motin, ushqimin, pijet, ndjenjat dhe disponimet.

Kurita u inspirua nga librat komik japonez të quajtur manga, dhe gjithashtu nga sistemi i shkrimit që përdoret në Japoni i quajtur kanji.

Fjala emoji do të thotë fotografi dhe fjalë (e- fotografi, moji- fjalë). Emoji ishte një hit shumë i madh në Japoni dhe shumë shpejtë filloi të përdoret globalisht.

Popullariteti i emoji arriti kulmin në vitin 2010, kur ato u bënë pjesë e teknologjisë së Apple.

Me kalimin e kohës edhe platformat sociale filluan të adaptojnë versionet e tyre të emoji. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Krijuesi i Bitcoin bëhet një nga njerëzit më të pasur në botë, por identiteti i tij mbetet akoma mister

admin

Teksa Bitcoin thyen rekord përsëri, valutat tradicionale si euro, dollarë dhe funt po humbin vlerën

admin

Apple lajmëron event me datën 20 prill – iPad i ri dhe pajisje të tjera pritet të prezantohen

admin

Leave a Comment