September 30, 2020
Portali Shprehja

Kuvend, arrihet konsensus për trupat kuvendor

Arrihet konsensus për ndarjen e trupave punues në Kuvend. Siç mëson Alsat, të gjitha partitë parlamentare të organizuara në grupe parlamentare do të udhëheqin komisione në bazë të numrit të deputetëve që posedojnë. Burime të Alsat bëjnë të ditur se Koalicioni “Mundemi” do të udhëheqë 8 komisione, ndërsa po aq edhe partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE. BDI do të udhëheqë 3 komisione ndërsa koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 2 komisione. Formati i komisioneve dhe ndarja konkrete pritet të bëhet javën që vjen.

LSDM
“Në fillim të javës së ardhshme presim që të gjithë koordinatorët të mblidhemi dhe të përcaktojmë udhëheqësit e trupave punues bashkë me anëtarët”.

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se zvarritja e formimit të trupave punues pamundëson punën e Kuvendit.

“Akoma nuk kemi parlament funksional dhe kjo është çështje serioze e cila duhet adresuar tek shumica parlamentare. Shpresoj që nga java e ardhshme të koordinohemi dhe të zgjidhim këtë çështje- deklaroi Timço Mucunski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

BDI siç mëson Alsat do të udhëheq me Komisionin për Çështje Kushtetuese, trup ky i cili sipas rregullores i takon kreut të Kuvendit. Partia e Ali Ahmetit gjithashtu do të udhëheq me Komisionin për Shëndetësi, ndërsa ditëve në vijim pritet të përcaktohen për njërin nga komisionet për Arsim ose atë për Çështje Evropiane. Ndërkohë ndarja e komisioneve brenda Koalicionit “Mundemi” mësohet të ketë ngecur në mosmarrëveshjen mes lëvizjes Besa dhe LSDM-së. Partia e Bilall Kasamit kërkon Komisionin për Çështje Evropiane, gjë për të cilën jo zyrtarisht mësohet se është folur që në arritjen e koalicionit parazgjedhor. Me ndarjen e trupave punues, Kuvendi kthehet në funksionaliteti të plotë dhe krijohen kushte për propozimin dhe miratimin e ligjeve.

Adrian Kerimi

Të Ngjajshme

Qeveria nuk diskutoi heqjen e testit PCR si kusht për kalimin e kufijve

admin

Mësimi online “zhduku” kompjuterët e lirë

admin

Burg për Gruevskin e arratisur, Janakieski mori dënim me kusht

admin

Leave a Comment