May 12, 2021
Portali Shprehja

Kuvend, miratohet pakoja e V ekonomike dhe dhjetëra ligje të tjera

U bë edhe kjo. Kuvendi miratoi ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike. Ligjet u miratuan në seancën e 36-të, ndërsa në mënyrë që ajo të fillonte, duhej të përfundonte seanca e 32. Megjithëse e 32-ta ishte e diskutueshme për VMRO DPMNE, megjithatë nuk kishte asnjë problem me kuorumin, sepse u paralajmërua prania e deputetëve nga koalicioni opozitar Aleanca – Alternativa. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për njeriun e parë të Kuvendit, Talat Xhaferi, kështu që dy deputetët e infektuar me Covid 19 u sollën të veshur me skafandër, në mënyrë që LSDM dhe BDI të kishin shumicën e 61 deputetëve.

 

Në më pak se një orë, deputetët miratuan njëzëri tre ligje nga pakoja e pestë e masave ekonomike. Pas dy muajsh vonesë, punëdhënësit do të marrin ndihmë për muajt shkurt dhe mars. Në seancën e 36-të, ku ishin ligjet nga pakoja  e pestë e masave, morën pjesë deputetë nga të gjitha partitë politike. Para fillimit të kësaj seance, Kuvendi përfundoi vazhdimin e seancës së 32-të në të cilën vetëm 62 deputetë nga mazhoranca votuan një sërë ligjesh të tjera. Kuorumi për punë u sigurua nga dy deputetë të shumicës që ishin pozitivë me Covid-19 kurse morën pjesë në seanca. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa reaguan se miratimi i ligjeve nga seanca e 32-të, që ishin kusht për të filluar me seancën 36-të, kanë mundur të kalojnë pa ardhjen e deputetëve të infektuar.

Pas publikimit të ligjeve nga pakoja e pestë ekonomike në Gazetën Zyrtare, punëdhënësit do të jenë në gjendje të aplikojnë për masat deri më 30 prill. Për shkak të vonesave, më shumë se 16 mijë qytetarë nuk kanë marrë ende pagën e muajit shkurt. Ndihma është planifikuar të përdoret nga 60 mijë punëdhënës për të paguar pagat e rreth 120 mijë punonjësve.

Andrea Çobanova

.

Të Ngjajshme

Strugë-Qafëthanë, Nikollovski pa përgjigje për rindërtimin e rrugës

admin

Komitet për bashkëpunim ekonomik mes RMV-së dhe Greqisë

admin

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

admin

Leave a Comment