February 8, 2023
Portali Shprehja

Kuvendi bullgar nesër seancë për zhvillimet me Maqedoninë

Gazetar: lluka Andreev

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke komentuar incidentin në Ohër, tha se nuk e justifikon dhunën e asnjë lloji dhe se do të kundërshtojë provokimet që vijnë nga vendi apo jashtë. Ai u tha qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të arsyeshëm, por jo naivë. Sipas tij, gjithçka që po ndodh është shpërqendrim nga e ardhmja evropiane e vendit.

“Gjëja më e rëndësishme është se ata që iniciuan ngjarjet e javës së kaluar dhe ato që i paraprinë, nuk duan ta shohin Maqedoninë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryetar i Qeverisë.

Kovaçevski gjithashtu kërkoi nga opozita që të rishqyrtohet.

“Anëtarët dhe simpatizantët e tyre që vijnë nga radhët e tyre përmenden si të lidhur me ngjarjet që ndodhën fundjavën e kaluar dhe ngjarjet që kanë ndodhur më parë, dhe prandaj them se përmes këtyre aktiviteteve partia jonë më e madhe opozitare është më shumë si dorë e zgjatur e “Së Majtës”, tha Dimitar Kovaçevski – kryetar i Qeverisë.

Kryeministri vlerëson se së shpejti do të zbardhet rasti i sulmit fizik ndaj sekretarit të klubit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov.

Në ndërkohë, për shkak të incidentit në Ohër, djegia e klubit bullgar në Manastir “Ivan Mihailov” dhe sulmi në klubin në Ohër “Car Borisi i III-të”, në Sofje është thirrur ambasadori bullgar në vend Angell Angellov për konsultime.

“Arsyeja e kthimit të tij të përkohshëm në vend është gjendja e rëndë në lidhje me të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përshkallëzimi i akteve dhe veprave të urrejtjes kundër tyre në muajt e fundit”, thonë nga MPJ Bullgari.

Ministria e jashtme bullgare thekson se qëllimi i konsultimeve është të ndalet, siç thonë ata, trendi i rrezikshëm i rritjes së presionit ndaj qytetarëve të vendit me vetëdije bullgare. Kuvendi bullgar, ndërkaq, për nesër ka thirrur seancë të jashtëzakonshme, në të cilën ndër të tjera do të dëgjohet edhe ministri teknik i punëve të jashtme, Nikollaj Milkov për sulmet ndaj bullgarëve në Maqedoni. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Rusia: Jemi të gatshëm të bisedojmë me këdo për të minimizuar konfliktet

Komisioni Evropian: Ndihmë emergjente prej 6.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

Ekipi i FSK-së shpëton një fëmijë 2-vjeçar nga rrënojat në Turqi

Leave a Comment