January 31, 2023
Portali Shprehja

Kuvendi, joefikas në javën e parë të punës

Gazetar: Mefail Ismaili

Kuvendi vazhdon të mbetet gjysmë funksional dhe jo efikas në punën e tij. Në javën e parë të punës pas festave, institucioni ligjëvëns u përball me problemin e vjetër, atë të mungesës së kuorumit. Nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së thonë se shumica parlamentare nuk është e aftë të vetë organizohet.

“Ajo që është shumë interesante se edhe këto ditë e shohim se nuk ka seanca të caktuara të komisioneve dhe plenare caktuara dhe e pret momentin kur përsëri do të dalin dhe do ta akuzojnë opozitën se bllokon, e jo që ata nuk dinë të organizohen. Fakti se deputetët e shumicës nuk kanë besim mes veti në partitë e tyre të koalicionit dhe prandaj nuk marrin pjesë por edhe u parashtrojnë kërkesa të caktuara udhëheqësve të partive të tyre, për çka nuk ka kuorum, e kjo është arsyeja pse Kuvendi nuk punon ndërsa duket se nuk kanë forcë të vetë organizohen dhe konsolidohen për aktivitete të caktuara të cilat duhet të pasojnë”, deklaroi Nikolla Micevski, koordinator VMRO-DPMNE.

Ndërsa nga Aleanca për Shqiptarët, thonë se Kuvendi për një kohë të gjatë ose nuk ka funksionuar ose ka funksionuar pjesërisht me ndihmën e opozitës.

“Janë pyetje që duhet seriozisht ti parashtrohen pushtetit, duhet ti shtrohen partive që përbëjnë shumicën parlamentare, a kenë numrat në Kuvend ose nuk i kanë. Nëse nuk i kanë duhet të dëshmojnë se cilët janë ata deputet të cilët nuk e mbështesin shumicën parlamentare dhe vetvetiu kjo implikon edhe pyetjen a ka Qeveria legjitimitet në Kuvend ose jo”, u shpreh Syria Rashidi, koordinator ASH.

LSDM thotë se nga java e që vjen Kuvendi do të fillojë me punë intensive.

.

Të Ngjajshme

Rrëzohet helikopteri në Itali, humb jetën piloti 45-vjeçar

Ahmeti: Vetingu të përfshijë edhe personat që shpifin

admin

Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive

Leave a Comment