April 16, 2021
Portali Shprehja

Kuvendi mbetet i bllokuar, partitë nuk lëshojnë pe nga qëndrimet e tyre

Kuvendi mbetet jo funksional. Mungesa e deputetëve që ndodhen në izolim për shkak infektimit me Kovid-19, bën që shumica të mos ketë kuorumin e nevojshëm për të mbajtur seancë. Deri sa nuk kthehen deputetët që ndodhen në izolim, nuk do të thirret seancë e re. I pari i ligjvënësit tha se nuk dëshiron që zgjidhjen për bllokadën ta gjej përmes situatave nga e kaluara.

Vendosin ultimatum përderisa nuk kalon ligji. Si mund ta di unë se do kalojë ligji dhe nëse do kalojë nëse nuk e merr shumicën e nevojshme prej 1/3 të votave. Ky është ping-pong lojë politike për qëllime të ngushta partiake nga të gjitha anët, pa përjashtime. Për këtë arsye jam i obliguar nesër të prolongoj afatin e seancës sepse është e pakuptimtë që nesër t’i ftoj deputetët të vijnë dhe atë që kam si përgjigje në koordinim ta konstatoj në seancë se nuk mund të mbahet – deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Opozita maqedonase kërkon seancë të veçantë me tre propozim-ligje dhe vendimi për gjendje krize në vendet ku ndodhen qendrat tranzituese për emigrantë. Sipas tyre, pakon e pestë me masa ekonomike po e bllokon pushteti.

Kjo pako e ashtuquajtur e masave ekonomike nuk është bllokuar nga VMRO-DPMNE-ja, por është bllokuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Ata e shfrytëzojnë këtë pako ligjesh sepse e dinë se nuk kanë kuorum, gjë që është problem i tyre, pra duke shfrytëzuar opozitën të sjellin ligje të dëmshme – tha Nikolla Micevski, Koordinator i VMRO-DPMNE-së.

Opozita shqiptare përmes 400 amendamenteve ka bllokuar edhe propozimet për të vazhduar gjendjen e krizës. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ofron zgjidhje për të nxjerr Kuvendin nga bllokadat.

Vazhdimisht thonë se kanë edhe ata propozim-ligj për shtetësi. Unë u bëra ftesë publike në koordinim, le ta sjellim ligjin për shtetësi që e kanë dhe nëse vërtet e kanë bashkë me propozimin tonë, t’i harmonizojmë në një ligj të përbashkët i cili mund të shkoj në emër të gjitha grupeve parlamentare dhe të jetë në interes të qytetarëve që janë të prekur nga kjo çështje. Hasa në vesh të shurdhër nga shumica – u shpreh Skender Rexhepi, Koordinator i ASH-AAA.

LSDM-ja konsideron se zgjidhja për Kuvendin duhet gjendet brenda në Kuvend dhe jo përmes takimit të liderëve, ashtu siç kishte paralajmëruar lideri i kësaj partie Zoran Zaev.

Problemi që ndodhet në Kuvend duhet zgjidhet në Kuvend. Konsideroj se problemin e bëjnë deputetët e opozitës. Pavarësisht pushteteve ligjvënës, ekzekutiv madje edhe gjyqësor, duhet të gjejmë zgjidhje në kuadër të Kuvendit – u shpreh Kostadin Kostadinov, Deputet i LSDM-së.

Shumica parlamentare për momentin ka mungesë të dy deputetëve të cilët ndodhen në izolim, ndërkohë që janë bllokuar mbi 20 propozim-ligje të cilët ndodhen në fazën e dytë. Opozita shqiptare ka propozuar deri tani 32 mijë amendamente, ndërsa ditëve në vijim ky numër pritet të arrij deri në 45 mijë. Së fundmi bllokuan edhe propozim-ligjet nga sfera e sigurisë. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa mësohet se do ta bllokojnë edhe propozimin e VMRO-DPMNE-së për anulimin e regjistrimit të popullsisë.

Adrian Kerimi

.

Të Ngjajshme

Zaev: Besoj se arritëm marrëveshje për Ligjin për shtetësi

admin

“Souftueri”, arrest shtëpiak për Rashkovskin

admin

“Rashkovski”, Zaev: Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, të mos ketë dilema

admin

Leave a Comment