August 17, 2022
Portali Shprehja

Kuvendi me kërkesa për BE-në, miraton rezolutë për liberalizimin e vizave

Me 65 vota pro, është miratuar rezoluta e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në lidhje me Liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Projekt-rezoluta, qe e harmonizuar dhe e mbështetur edhe nga të gjitha grupet tjera parlamentare.

Teksti i plotë i Rezolutës:

Komisioni Evropian të merr vendim meritor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në afat sa më të shpejt kohor
Qeveria e vendit të nisë hartimin e platformës nacionale politike-ekonomike kundruall zhvillimeve të BE ndaj Kosovës, përfshi refuzimin eventual të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe vazhdimin e status quous dhe gjithashtu pozicionimin e Republikës së Kosovës pas eventualisht liberalizimit të vizave. Platforma t’i prezantohet Kuvendit për miratimQeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë përfshirje të ekspertëve më të mirë të vendit për të ndihmuar në hartimin, monitorimin dhe vlerësimin e një platforme të tillë nacionale, dhe Kuvendi të ketë të drejtën për të ftuar dhe për të dëgjuar vlerësimet e ekspertëve përkatës për të njëjtën
Qeveria e vendit të mbahet përgjegjëse dhe llogaridhënëse sipas frymës kushtetuese dhe t’u ofroi qytetarëve vizion të qartë për politika që do të ndjek shteti ynë në drejtim të anëtarësimit dhe mbrojtjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit.

Të jetë përgjegjësi e të gjitha institucioneve publike realizimi dhe kontributi në përmbushjen e një platforme të tillë si projekt për mbrojtjen e interesave nacionale të vendit. Të trajtohet si pjesë e domosdoshme e raportimeve të rregullta nga institucionet sipas rregullave aktuale në fuqi

Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duhet të penalizohen nga situata politike në Bashkimin Evropian
Republika e Kosovës refuzon të kthehet në një model eksperimental ku temat e mbyllura si liberalizimi të rikthehen në tavolinë të diskutimit.

Të Ngjajshme

​Begaj: Të bëjmë më të mirën në dobi të kombit tonë

admin

Blinken i dërgon përshëndetje Kurtit

admin

Putin dhe Kim Jong zotohen t’i forcojnë raportet Rusi-Kore e Veriut

admin

Leave a Comment