May 26, 2022
Portali Shprehja

Kuvendi në pauzë, Xhaferi në konsultim me koordinatorët

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar dita e dytë e diskutimit për Qeverinë e re.

Për momentin deputetët janë në pauzë në kuadër të së cilës kryeparlamentari Talat Xhaferi do të realizojë konsultim me koordinatorët e grupeve parlamentare për rrjedhën e vazhdimit të fundit të kësaj seance e cila duhet të përfundojë me fjalët përfundimtare të mandatarit për formimin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, transmeton TV21.

Tact Watches

“Shpall gjysmë ore pauzë dhe ftoj koordinatorët e grupeve parlamentare në konsultim për raundin e fundit prej katër folësve që do të jenë të fundit për të përmbyllur cikli i folësve dhe fjalët përfundimtare të mandatarit. Me këtë, pas pauzës të mbyllim diskutimin për çështjen në fjalë. Pauzë gjysmë orë”, tha Xhaferi.

Gjatë diskutimit paraprak, opozita ka kritikuar pushtetin se Qeveria e re është vazhdim i Qeverisë së Zoran Zaev dhe se mandatari Dimitar Kovaçevski është piun i Zaevit.

Deputetë e opozitës shqiptare kanë kritikuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi pasi i njëjti nuk vazhdoi me listën e radhitjes së deputetëve për fjalë që kishte mbetur përgjysmë dje, me ndërprerjen e seancës, transmeton TV21

Xhaferi sqaroi se sot vazhdohet me listë të re. Seanca vijoi me përplasje mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe partive pjesë të shumicës parlamentare.

Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, diskutimi për programin dhe përbërjen qeveritare zhvillohet dy ditë.

Seanca filloi dje, ndërkaq votimi i Qeverisë së re duhet të bëhet para mesnatës.

Në Qeverinë që pritet të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski, për ministra pritet të zgjedhen:

Përbërja qeveritare e propozuar
Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes
Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme
Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë
Artan Grubi – ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve – zëvendëskryeministër i parë
Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme
Fatmir Besimi – ministër i Financave
Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës
Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës
Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë
Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje
Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor
Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane
Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
Xhemail Çupi – ministër pa resor./TV21

Të Ngjajshme

‘Huq’ Talat Xhaferi, i mbyll me dry deputetët

Shefi i Bankës Botërore paralajmëron për recesion ekonomik botëror

Kur u krijua kopshti i parë zoologjik në botë?

Leave a Comment