October 2, 2022
Portali Shprehja

Kuvendi refuzoi nismën për referendum

Gazetare: Fatlume Dervishi

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi e refuzoi nismën e VMRO-DPMNE-së për organizimin e referendumit. Në përgjigjen me shkrim, të cilën ia ka dërguar kreut të opozitës, Hruistijan Mickoski, kryeparlamentari Xhaferi thekson se nisma bie ndesh me nenin 118 dhe 8 të Kushtetutës.

“Në nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar se marrëveshjet ndërkombëtare, që janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën janë pjesë të rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Në nenin 8, paragrafi 1 alineja 11 e Kushtetutës është përcaktuar se vlera themelore e rendit kushtetues është edhe respektimi i normave të pranuara të përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare. Për shkak të lartpërmendurës nisma e dorëzuar qytetare nuk është çështje për të cilën mund të shpallet referendum në nivel shtetërore”, thone nga Kuvendi.

VMRO-DPMNE-ja e dorëzoi nismën në Kuvend të premten, ndërsa ka theksuar se pushteti mund të gjejë justifikim për ta hedhur poshtë mundësinë e organizimit të një referendumi, për t’iu shmangur vlerësimit të qytetarëve për Marrëveshjen me Bullgarinë./Alsat.mk

 

.

Të Ngjajshme

Shqipëri/ Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese

LSDM: Nëse Mickoski është i sinqertë, le t’i japë fund bllokadës në Kuvend

admin

Kalendari historik i datës 2 tetor

Leave a Comment