March 20, 2023
Portali Shprehja

Kvara tallet me mbrojtësit dhe shënon super gol, bashkë me Rrahmani-n afron ëndrrën e Napoli-t (Pamjet)

Napoli ka mundur 2-0 Atalanta-n në javën e 26-të të Serisë A dhe është kthyer te fitoja në kampionat pas humbjes 1-0 të pësuar kundër Lazio-n fundjavën e kaluar.

Pavarësisht rasteve të krijuara në 45 minutat e para nga skuadra e Luciano Spalletti-t, dy skuadrat kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0, me bergamaskët që kanë humbur edhe Berat Gjimshitin për arsye dëmtimi në minutën e 44-t.

GOLI I KVARATSKHELIA – VIDEO

Pjesa e dytë ka filluar ashtu si u mbyll e para, me një rast për gol nga ana e vendasve. Ka qenë Osimhen ai që ka shkuar afër golit, por gjuajtja e tij është ndalur nga një prije e bukur e portierit.

Episodi që ka zhbllokuar ndeshjen ka ardhur në minutën e 60-të, kur Kvaratskhelia ka realizuar një gol të mrekullueshëm pasi ka arritur të shmangë plot tre lojtarë të Atalanta-s me një lëvizje dhe më pas ka dërguar topin në rrjetë me një gjuajtje të fuqishme.

Ky ka qenë goli numër 11-të për gjeorgjianin në kampionatin italian, i shoqëruar edhe me 9 asiste nga 22-vjeçari, i cili mund të konsiderohet pa frikë zbulimi më i madh i këtij viti në Serinë A.

GOLI I RRAHMANIT – VIDEO

Në minutën e 77-të ka ardhur edhe goli i dytë dhe i sigurisë për Axurrët. Gol që është realizuar nga kosovari Rrahmani. Qendërmbrojtësi shtatlartë ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të zgjuar me kokë.

Me këtë fitore, skuadra e Luciano Spalletti-t kryeson renditjen e kampionatit me 68 pikë, plot 18 më shumë se ndjekësja më e afërt që, për momentin, është Inter-i.

.

Të Ngjajshme

Pse prekja e Vlahovic u zhduk nga VAR-i gjatë polemikave te Inter-Juve: top i pastër me dorë! (PAMJET)

admin

Conte i telefonoi pronarit të Tottenham! Donte ta sqaronte mbi deklaratat e tij. Futbollistët e revoltuar

admin

Pronari i Chelsea-t nuk kënaqet me Premier League: gati të blejë klubin francez në Ligue 1!

admin

Leave a Comment