September 22, 2023
Portali Shprehja

Kvaratskhelia dhe gjesti pas golit të Napoli-t: reagimi bëhet viral (Pamjet)

Një natë Champions-i ëndrrash për Napoli-n e Lucciano Spalletti-t, që do të mbahet mend për një kohë të gjatë. Kryesisht nga Liverpool-i, i tronditur nga katër gola dhe një paraqitje perfekte të Axurrëve.

Lojtarët e Klopp-it do ta mbajnë mend për një kohë të gjatë, por edhe Khvicha Kvaratskhelia, në debutimin e tij në kompeticionin elitar europian për klube dhe autor i një ndeshje që ka bërë tifozët të bien në dashuri me të.

Sulmuesi gjeorgjian ka dhënë asistin për golin e Cholo Simeone-s: imazhet e gjestit të tij pas festimit për avantazhin e përkohshëm 3-0 janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Me një gol të shënuar pas vetëm 3 minutash në fushë, Simeone ka tërhequr ndaj vetes vëmendjen e të gjithë stadiumit dhe jo vetëm.

Ajo që nuk është vënë re për momentin ka qenë festa e veçantë e Kvara, që sapo kishte shpikur një asisti për ish-sulmuesin e Verona-s duke çmendur Alexander-Arnold dhe Gomez me një lëvizje të vetme.

Pasi ka vënë duart pas veshëve për të dëgjuar brohoritjen e stadiumit Maradona, 21-vjeçari gjeorgjian ka vënë gishtin tregues te buzët si për t’i ftuar të tjerët të heshtin.

Gjesti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe ka bërë tifozët të çmenden, gjithmonë e më shumë të dashuruar me sulmuesin e tyre të ri.

VIDEO – NAPOLI-LIVERPOOL GOLI I SIMEONE – VIDEO

.

Të Ngjajshme

Juventusi “e braktisi” pas shumë vitesh, shfaqet destinacioni i ri për Cuadrado

admin

“Chelsea është ekipi më i madh në Angli”

admin

PSG tenton goditjen e madhe sulmuese: sfidon Bayern dhe Man United!

admin

Leave a Comment