October 2, 2022
Portali Shprehja

Kvekveshkiri: Synojmë vendin e parë, me fitore ndaj Maqedonisë

Nika Kvekveshkiri, futbollist i kombëtares së Gjeorgjisë, ka bërë një koment para ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut. Sipas tij është simbolike që ata mund të zënë vendin e parë në grup, në ndeshjen në shtëpi kundër Maqedonisë së Veriut.

“Bazuar në situatën e turneut, ne kemi një synim specifik – të përfundojmë në vendin e parë të grupit, dhe është gjithashtu simbolike që kjo të ndodh me Maqedoninë e Veriut, në Tbilisi. Duhet të bëjmë gjithçka për të përmbushur detyrën këtu, para tifozëve tanë. Ndeshja kundër Maqedonisë së Veriut është e veçantë për tifozët, para së gjithash, sepse ata nuk ishin aty për ndeshjen finale kundër Maqedonisë së Veriut dhe më vjen mirë që do të luajmë para një stadiumi të plotë”, tha Kvekveskiri.

Kombëtarja e Gjeorgjisë është kryesuese në grupin e Ligës së Kombeve pas katër xhirove me 10 pikë. Ose 3 pikë para Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka fituar sfidën e parë në Shkup me 3:0.

 

 

Skuadra e Vili Sanjolit do ta presë Maqedoninë e Veriut më 23 shtator  në orën 18.00, ndërsa më 26 shtator në xhiron e fundit do të përballet si mysafir, me Gjibraltarin.

.

Të Ngjajshme

Gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova

Shqipëri/ Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese

LSDM: Nëse Mickoski është i sinqertë, le t’i japë fund bllokadës në Kuvend

admin

Leave a Comment