18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Vendi

Ky është biznesmeni i shantazhuar që ‘dridhi’ Specialen në Maqedoni

Ky është biznesmeni që është shantazhuar nga Boki 13 në emër të Katica Janevës, biznesmeni i njohur nga Shkupi Jordan (Orce) Kamçev ka qenë shënjestër e shantazhit nga ana e Bojan Jovanovskit i njohur si Boki 13 dhe Zoran Milevski i njohur si Kiçeec, shkruan Lider duke u thirrur nga burimet e hetuesisë.

Kamçev është pronar i kompanisë Orka holding, Acibadem Sistina, Pelagonija dhe disa biznese tjera. Në të kaluarën emri i tij lakohej me ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Siç shkruan Lider jozyrtarisht, Kamçev e ka lajmëruar rastin pasi të dyshuarit kanë takuar gruan e tij disa herë me rradhë, i kanë kërkuar tetë milion euro, për lirimin e tij nga akuza në rastin e PSP-së ‘IMPERIA’, apo pesë milion euro për dënim lehtësues.

Jovanovski dhe Milevski, kanë arritur që të zhvasin 1,5 milion euro nga Kamçevi. Siç mësohet jozyrtarisht pikërisht për këtë rast e para e PSP-së, Katica Janeva ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i saj./Lider.mk

Artikuj të ngajshëm

Kaos i madh në rrugën Prishtinë -Pejë, 10 aksidente e shumë të lënduar

shprehja

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja

Albin Kurti tregon për herë të parë si e njohu gruan norvegjeze

shprehja