November 28, 2022
Portali Shprehja

“Ky është futbolli dhe Botërori”, Scaloni e merr me filozofi: Por kemi një fat…

Humbja e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite ka lënë pa fjalë edhe njohës shumë të mirë të futbollit. Njëri prej tyre që e shfaqi habinë e tij në rrjetet sociale ishte Gary Lineker: “Kjo është një nga surprizat më të mëdha në historinë e Kupës së Botës. Performancë e jashtëzakonshme nga Arabia Saudite”.

Nga ana e tij, trajneri i Albiceleste nuk e ngre “flamurin e bardhë”, edhe pse e nisi shumë keq Botërorin e Katarit. Në konferencën për shtyp, ai nënvizoi: “Ne e respektojmë Arabinë Saudite 100%, siç respektojmë të gjithë. E përsëris se ishte një ekip i mirë, me lojtarë të aftë. Ajo që vjen më pas është të ecim përpara, na pret përballja me një rival të vështirë si Meksika. Kjo është ajo që ne do të përpiqemi të arrijmë. ka ndeshje për t’i fituar.

Vinim mirë në këtë start të Botërorit, por ky është futbolli. Kupa e Botës dhe kompeticionet e mëdha i kanë këto gjëra. Nuk kemi kohë të gabojmë. Kështu ndodhi dhe në momentin më të keq arritëm këtu. Nuk ka lexim tjetër, të ngrihemi dhe të vazhdojmë të fitojmë të dyja ndeshjet e mbetura në grup.

Humbja nuk është kurrë e mirë, sidomos të japësh përshtypjen se këmba po na rrëshqet. Nuk është kurrë mirë, nuk zgjedh kur të humbasësh. Ne kemi ardhur nga një dinamikë pozitive, për fat kemi ende dy ndeshje përpara dhe optimistë për kualifikimin në grup.

Pjesa e parë mendoj se ishte e gjitha e jona, por nuk iu shmangëm dot pozicionit jashtë loje. Në pjesën e parë pamë se loja ishte e çuditshme, se një gol ndryshon gjithçka dhe ishte kështu. Na barazuan dhe kaluan në avantazh 2-1 me fillimin e pjesës së dytë. Si janë lojtarët pas kësaj humbjeje? Si gjithë argjentinasit e tjerë, plot dhimbje, duke menduar për rezultatin e pafavorshëm dhe për t’u rikthyer”.

Humbja kundër Arabisë Saudite ishte pengesa e gjashtë argjentinase në një debutim në Kupën e Botës. Albiceleste ra në ndeshjen e parë të “Suedia 1934”, “Polonia 1958” dhe “Gjermania 1974”. Fillimi i keq u përsërit në “Spanjë 1982” dhe “Italia 1990”. Ai ekip i Carlos Bilardo u rikuperua dhe arriti në finale të Botërorit të zhvilluar në Itali.

.

Të Ngjajshme

Luis Enrique preket në konferencë kur e pyesin për vajzën: “Mendojmë se si do të jetonte çdo ditë…”

admin

“Tani po shijojmë sërish Botërorin, kush zbriti nga autobusi le të ngjitet…”

admin

Festa gjermane zgjat 30 sekonda, anulohet goli i Rudiger (PAMJET)

admin

Leave a Comment