November 28, 2022
Portali Shprehja

Ky është skenari më i keq që po përgatit Putini për ukrainasit – vjen paralajmërimi

Kievi mund të shohë “dimrin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore” për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet ruse.

Deklarata u bë nga kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko në një intervistë për tabloidin gjerman Bild.

Sipas tij, banorët e Kievit duhet të përgatiten për skenarin e ndërprerjeve të mëdha të energjisë në temperatura të ulëta.

Sipas tij, në rast të skenarit më të keq, ndoshta “do të na duhet të evakuojmë një pjesë të qytetit” edhe pse autoritetet nuk duan që kjo të ndodhë. Klitschko akuzoi gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin se po përpiqet të detyrojë njerëzit e Kievit të largohen, duke përdorur sulme në infrastrukturën civile për këtë qëllim.

“Putini dëshiron të terrorizojë njerëzit, duke i detyruar ata të ngrijnë pa dritë” dhe kështu të ushtrojë presion mbi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha Klitschko.

“Përshtypja ime është se njerëzit do të bëhen më të zemëruar, më të vendosur. Ne nuk do të vdesim e të ikim, siç dëshiron Putini,” tha ai, duke i bërë thirrje Gjermanisë që urgjentisht të dërgojë ndihma humanitare, duke përfshirë gjeneratorë, rroba të ngrohta dhe gjëra të tjera thelbësore, në Ukrainë.

Të Ngjajshme

“Nuk dua të përfshihem në beteja politike”, kryebashkiaku i Kievit i përgjigjet Zelensky-t

admin

Begaj: Jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një komb

admin

Krasniqi: Plani franko-gjerman vështirë të pranohet nga Kosova, propozimet e PDK’së për dialogun po pranohen

admin

Leave a Comment