October 6, 2022
Portali Shprehja

“Ky është vetëm fillimi”/ Tomë Gashi publikon dy fotografi, paralajmëron personat që janë përfshirë në vrasjen e Astrit Deharit

Avokati Tomë Gashi, thotë se secili person që është i përfshirë në vrasjen e aktivistit të LVV-së, Astrit Deharit do të përgjigjet para drejtësisë.

Gashi ka bërë të ditur se sot janë njoftuar për pezullimin nga puna të dy zyrtarëve që kanë punuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016.

Gashi i cili është avokat i familjes Dehari, ka thënë se dy zyrtarët, Destan Zogaj dhe Burim Buleshkaj jane të dy të perfshire në marrjen e kamerave nga burgu i Prizrenit, rast në cilin humb jetën aktivisti i VV-së, Astrit Dehari.

Gashi përmes një postimi në Facebook thotë se, pritet edhe suspendimi i Ylber Topallit, Kryenspektor i MD-së pasi ai ka lëshuar dy raporte ku ka konkluduar se rasti eshte vetevrasje dhe pastaj vdekje.

Vetem 10 dite pas Konferences per media ne te cilen ministrja e drejtesise znj.Albulena Haxhiu publikoi Raportin e Inspektoriatit te Ministrise se Drejtesise, ne te cilin ishin identifikuar nje numer i madh shkeljshesh nga zyrtaret e MD.

Sot u njoftuam se:

1. DESTAN ZOGAJ, ish drejtor ne QP Prizren, eshte suspenduar nga puna.

2. BURIM BULESHKAJ, ish zevendes drejtor ne SHKK eshte suspenduar nga puna.

Destan Zogaj dhe Burim Buleshkaj jane te dy te perfshire ne marrjen e kamerave nga burgu i Prizrenit para policise e prokurorise. Per 4 dite kamerat e QP Prizren kane qarkulluar neper zyret e Ministrise se Drejtesise (Ministre ishte Dhurata Hoxha PDK) duke lene keshtu hapesire per manipulim e shkeputje, ashtu sic thote edhe raporti austriak.

Baze per veprim nga ky raport ka edhe per YLBER TOPALLIN, kryeinspektor i MD. I njejti ka leshuar dy raporte ku ka konkluduar se rasti eshte vetevrasje dhe pastaj vdekje. Te cilat konkludime nuk jane fare kompetence e tij. Per kete, pritet edhe suspendimi i tij nga puna.

Para 1 viti e gjysme, kam ushtruar kallezim penal kunder ish Kryeprokurorit Syle Hoxha, i cili ne vitin 2016, ne me pak se 2 jave publikisht deklaronte se rasti do te mbyllet si vetevrasje.

Secili person i perfshire ne vrasjen e Astrit Deharit, ne shtytjen per vrasje dhe ne fshehjen e vrasjes se tij, herdo kure do te pergjigjet para Drejtesise.

Ky eshte vetem fillimi…

 

Të Ngjajshme

Konjufca përfundon në spital, pas lëndimit në këmbë

admin

Borrell: Në Pragë po krijojmë një rend të ri pa Rusinë

admin

Ndërtimtaria në Gjermani paralizohet pa punëtorët e Ballkanit

admin

Leave a Comment