January 28, 2022
Portali Shprehja

“Ky Inter më pëlqen”, Zanetti: Ja cila është gjëja më e rëndësishme për një skuadër

Javier Zanetti, zëvendëspresidenti i Inter-it, ka folur për zikaltrit dhe kampionatin italian në një intervistë të dhënë për kanalin YouTube të Lega Serie A.

“Skuadra e këtij viti më pëlqen shumë: luan një futboll të bukur dhe kjo është meritë e punës së madhe të bërë nga trajneri dhe stafi i tij, përveçse e lojtarëve që e ndjekin”, ka thënë Zanetti.

Tact Watches

“Skuadra ndihet e fortë, ka vetëdije për faktin se duhet të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar. Kanë një mentalitet të fortë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për një skuadër.  Të gjithë ndihen të përfshirë.

“Ky sezon është shumë i ekuilibruar: përveç nesh ka edhe skuadra të tjera që duan të fitojnë. Ne duam të mbrojmë titullin dhe po e tregojmë, më pas janë Milan-i, Napoli, Atalanta… Mendoj se do të jetë kështu deri në fund, nga ana tjetër kampionati italian është gjithmonë i komplikuar: asnjë rezultat nuk është i sigurt”.

.

Të Ngjajshme

Barça nuk dorëzohet, Laporta zbarkon në Madrid për të zhbllokuar situatën e Morata

admin

“Çfarë po më shikojnë sytë”, vakti i Reece James “frikëson” Chilwell

admin

Dortmundi ofron 45 milionë për Scamacca, lojtari dëshiron të presë Interin në verë

admin

Leave a Comment