September 27, 2020
Portali Shprehja

Lagja e Barakave në Kumanovë është harruar nga urbanizmi

Edhe pse vetëm 3 kilometra nga Qendra e qytetit, në këtë pjesë qytetarët çdo ditë ballafaqohen me mungesën e kushteve elementare për jetë. Trotuaret janë zënë nga mure të rrëzuara si pasojë e pronave të uzurpuara, ndriçimi i shkatërruar, mungojnë çerdhet, parqet dhe gjatë stinës së verës edhe uji për pije. Qytetarët ankohen edhe për linja urbane.


“Në vitin 2019 kishte një vërshim dhe u rrëzua muri. Mbeturina vazhdojnë të hedhin. Nga ky vend mund të krijohet epidemi të cilën do ta paguajmë shtrenjtë. Kësaj lagje i mungon trotuari, rruga, kanalizimi”.


“Qendra nga këtu është 3km larg. Njerëzit kanë nevoja të përditshme për punët e tyre dhe duhet të shkojnë në këmbë ose me taksi. Po të shkosh me taksi të kushton 70 denarë që për ne është shtrenjtë. Duhet një linjë autobusi me të cilat qytetarët do të udhëtojnë më lirë”.

Ata thonë se autoritetet i vizitojnë vetëm në fushatë zgjedhore. Në qershor kanë nisur edhe peticion deri te kreu i komunës, por kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër.


“Kjo disa herë është adresuar në Komunë por asnjëherë nuk kemi pasur marrëveshje për punë konkrete. Kanë ardhur njëherë dhe e kanë mënjanuar një pjesë shumë të rrezikshme dhe asgjë më tepër”.


“Në këtë rrugë nuk ka punuar Komuna aspak. Këtë rrugë e kanë bërë vetë qytetarët e kësaj lagje. Njëherë para disa vitesh ishin nga Komuna dhe aq”.

Nga Komuna e Kumanovës deri sot nuk kishin qëndrim për kërkesat e qytetarëve nga Lagja e Barakave. Në këtë pjesë të qytetit ka rreth 3.000 banorë.

Adrian Kerimi

Të Ngjajshme

Filipçe: Me të gjitha vendet e rajonit shqyrtojmë mundësin e hapjes së kufijve

admin

Qeveria sot mban mbledhjen e gjashtë, shqyrton pakon e katër të masave ekonomike

admin

“Megjashi”: 42 për qind e fëmijëve ndjehen të diskriminuar

admin

Leave a Comment