August 2, 2021
Portali Shprehja

Lagjja Bardhi në Bllacë do të bëhet me shkollë

Premtim i ri për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Bardhi. Të paktën, kështu ka paralajmëruar në rrjetet sociale zv/kryeministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi duke shtuar se tashmë është dhënë leja dhe është shpallur tenderi për ndërtim.

Jepet leja për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Bardhi, fshati Bllacë dhe shpallet tenderi për ndërtim. Falënderoj kryetarin e komunës Çuçer Sandevë Jovan Pejkovskin dhe ministren e arsimit Milla Carovska për bashkëpunimin”, tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, nga Ministria e Arsimit kishin deklaruar se gjatë vitit 2020, dy herë kishte dështuar furnizimi publik për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm për realizimin e projektit për ndërtimin e objektit shkollor. Fëmijët e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë janë të vetmit që përveç librave dhe fletoreve, mbajnë edhe pasaportën e udhëtimit në çantën e shkollës. Kjo për shkak se arsimohen jashtë shtetit ku kanë lindur. Në vendbanimin e tyre nuk ka shkollë fillore më shumë se një dekadë.

Unë kisha pas dëshirë të mësoj këtu se kur po shkojmë në Kosovë është shumë larg, po duhet të udhëtojmë në këmbë. Kur ta kaloni kufirin a u’a kërkojnë pasaportat? Jo, nuk i kërkojnë sepse jemi të shkollës, tashmë na njohin, për çdo ditë ne dalim këndej”, tha Hirmete Bardhi, nxënëse e klasës së katërt .

Banorët e Bardhit shumë herë janë shprehur të zhgënjyer nga premtimet shumë vjeçare për shkollën. Sipas tyre, institucionet përgjegjëse nuk përfillin kërkesat e banorëve.

“U zgjat tepër, thonë vitin e ardhshëm, vitin e ardhshëm, asnjë vit nuk është duke u bë. Nëse dëshirojnë, ata nesër mund t’ia fillojnë ndërtimit”

Deri më sot, janë dhënë qindra premtime për ndërtimin e një shkolle fillore në lagjen Bardhi. Madje, ky premtim ka qenë pjesë e çdo fushate zgjedhore të partive politike. Ndryshe, arsimi fillor sikur edhe ai i mësim është jo vetëm i garantuar por edhe i detyrueshëm me Kushtetutë. Sipas kushtetutës çdo shtetas ka të drejtë në arsimim, ai duhet të jetë i arritshëm për secilin dhe në kushte të barabarta. Por këto dispozita shteti ishte i shurdhët në rastin e lagjes Bardhi në Bllacë edhe pse ndodhet vetëm 25 km nga Shkupi.

Melihate Rustemi

 

 

.

Të Ngjajshme

Moti me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 43 gradë

admin

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

admin

ASH-AAA: Zaev e Ahmeti ia kanë kaluar Gruevskit për blerjen e veturave luksoze

admin

Leave a Comment