January 30, 2023
Portali Shprehja

Lajçak vazhdon takimet me shtetet që s’e njohin Kosovën

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar dje një takim me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.

Ky takim pason pas një sërë takimesh të tjera në dy ditët e fundit me vendet që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovën.

Lajçak në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se me Grammatan ka diskutuar rreth përpjekjeve të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, sot diskutova për përpjekjet e BE-së mbi avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në regjion”, ka shkruar Lajçak.

Një ditë më parë, Lajçak bëri të ditur se është takuar me zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.

Kjo nismë e emisarit të BE-së erdhi pas takimeve të fundit të zyrtarëve të lartë perëndimor me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Të Ngjajshme

Tre ministra nga LVV të ftuar në takimin e ambasadës së SHBA-ve, në fokus Asociacioni

admin

Erdogani thotë se Turqia mund ta pranojë Finlandën në NATO, por ta bllokojë Suedinë

admin

Rrëzohet avioni i forcave ajrore greke, nuk dihet fati i pilotëve

admin

Leave a Comment