Lajm i keq: Ilaçi që erdhi në Kosovë nga Amerika del se nuk ndihmon kundër koronavirusit, gjen studimi

Ilaçi kundër malaries hidroksiklorokina (hydroxychloroquine) mund të mos jetë efektiv për trajtimin e pacientëve me koronavirusin e ri Covid-19, ka gjetur një studim i ri.

Raporti i publikuar nga Journal of Zheijang University në Kinë testoi nëse pacientët me koronavirus që merrnin ilaçin se sa ata që nuk e merrnin atë, dhe zbuloi që nuk kishte asnjë dallim, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Ky studim i limituar bëri këto testime vetëm në 30 pacientë dhe i del kundër studimit në Francë, i cili ishte testuar në 40 pacientë. Në Francë, studimi gjeti se virusi hiqej nga pacienti kur përdorej ilaçi në kombinim me antibiotikë.

Studimi në Francë inkurajonte presidentin Donald Trump që të tregonte për përfitimet potenciale të këtij ilaçi. Javën e kaluar, ai e quajti kombinimin e tij një “shpëtues loje” edhe pse Administrata e Ilaçeve dhe Ushqimeve paralajmëroi se mund të mos funksiononte dhe se ende duhej të aprovohej për Covid-19.

Por megjithatë kjo Administratë aprovoi testimet e ilaçeve në New York te pacientët me gjendje më të rëndë për të parë nëse kombinimi i hidroksiklorokinës me antibiotikë do të ndihmonte.

Këto testime filluan të martën, dhe guvernatori Andrew Cuomo tha që ishte “optimist” për rezultatet.

Guvernatori i Nevadas, Steve Sisolak ndaloi përdorimin e hidroksiklorokinës për të trajtuar pacientët me koronavirus pas raportimeve kundërthënëse për atë nëse ky ilaç do të funksiononte kundër virusit.

Z.Sisolak tha që nuk kishte konsensus mes ekspertëve apo doktorëve të Nevadas se ilaçi mund të funksiononte te pacientët.

Ky ilaç së fundi ka ardhur edhe në Kosovë, dhe me të po trajtohen edhe pacientët me koronavirus në Kosovë. /Periskopi

Shpërndaje në:

Të ngjajshme

Arifi: “Kovid-19” i gjeti SHBA-të të papërgatitura

shprehja

Ukraina i kërkon Iranit kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar

shprehja

Mandatimi i Kurtit, Nagavci: Nuk mund të prisnim në pafundësi

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë