October 21, 2021
Portali Shprehja

Lajm i keq nga kombëtaret për Mourinho, sulmuesi zëvendësohet duke çaluar

Jose Mourinho dhe Roma po “dridhen”. Një lajm i keq mbërriti për klubin verdhekuq nga kualifikueset e ekipeve kombëtare, në veçanti nga ndeshja mes Anglisë dhe Hungarisë. Sulmuesi Tammy Abraham luajti pak më shumë se një çerek ore për shkak të një dëmtimi.

Duke hyrë në minutën e 76-të në vend të Harry Kane, ai u detyrua të largohet nga fusha duke çaluar, shoqëruar nga një anëtar i stafit mjekësor të Anglisë, në minutën e 92-të, për shkak të një problemi fizik të natyrës muskulare. Ish-lojtari i Chelsea u zëvendësua nga Watkins.

Siç raporton “Sky Sport”, Abraham do të kthehet në Romë në orët e ardhshme dhe do t’iu nënshtrohet testeve instrumentale për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Sulmuesi i datëlindjes 1997 mund të detyrohet të humbasë ndeshjen e kampionatit kundër Juventusit të dielën në mbrëmje.

Mourinho dhe Roma presin kthimin e Abrahamit dhe mbajnë gishtat e kryqëzuar, duke shpresuar se nuk është asgjë serioze dhe mund të mbështeten te 24-vjeçari të dielën në mbrëmje, kundër bardhezinjve.

.

Të Ngjajshme

Dy lajme negative, një pozitiv dhe “rebusi” Ibrahimovic te Milani i Piolit!

admin

E paprecedentë! Presidenti i klubit të Bundesligës dhunohet nga tifozët kundërshtarë

admin

Capello lartëson Juventusin, tregon aftësinë kryesore të Allegrit

admin

Leave a Comment