December 7, 2022
Portali Shprehja

LAJMI I FUNDIT | Direkt probleme te Franca, Deschamps me dhimje koke para debutimit “katariot”

Pikërisht një javë para debutimit të Francës në Botërorin e Katarit, nuk ka asnjë lajm të mirë nga terreni stërvitor i bluve. Siç raporton RMC Sport, një revistë sportive franceze, “pas 15 minutash stervitje me Francen, Karim Benzema u largua nga fusha. Ai nuk e preku topin fare. 25 lojtarët e tjerë u stërvitën së bashku”.

Sulmuesi i Real Madridit, i rikuperuar nga lëndimi, nuk është i disponueshëm për Deschamps për momentin; në vend të tij, si titullar, avancon kandidatura e Giroud! Giroud, qe ka mare edhe numrin “9”, ate qe ka te Milani, dhe qe u therrit nga trajneri qe ndryshoi mendje pas paraqitjeve te sulmit kuqezi ne Serie A dhe ne Champions, eshte mese gati!

Sulmuesi ka nje objektiv te rendesishem: te udheheqe vendin e tij drejt nje Kupe Bote te dyte, pasi e fitoi ate ne vitin 2018, edhe pse nuk la gjurme me ndonje gol. Giroud eshte vetem 2 gola larg legjendes Thierry Henry si golashenuesi me i mire i historise se Frances dhe do te ishte nje shans i arte.

Vec kesaj, loja e Giroud ndihmon jashte mase edhe Mbappe. Ne fakt, vete Kylian pati thene pas Nations League se loja e Giroud si 9 i paster e ndihmon me shume per te gjetur hapesira dhe per te shenuar. “Kemi nje raport fantastik ne fushe. Olivier eshte nje sulmues i madh dhe menyra si luajme eshte efikase”, tha Mbappe…

Giroud deri tani ne Serie A ka shenuar kete sezon 5 gola ne 13 ndeshje dhe gjithashtu ka dhene 3 asist. Ndersa ne Champions League golat jane 4 dhe asist jane 2 ne 6 ndeshje te luajtura. Sulmuesi kuqezi po kalon nje super moment…

Franca ka programuar nisjen për në Katar ditën e mërkurë, mirëpo në seancën e fundit stërvitore, trajneri Didier Deschamps mori disa sinjale negative edhe nga Christopher Nkunku. Lojtari i Leipzig u detyrua të linte stërvitjen përgjysmë ndërsa u pa duke çaluar për shkak të një problemi në këmbën e majtë.

Pritet që në orët e ardhshme, sulmuesi t’i nënshtrohet testeve të cilat mund të përcaktojnë edhe shkallën e dëmtimit si dhe nëse bëhet fjalë për diçka serioze që mund të vinte në dyshim pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës.

.

Të Ngjajshme

Konferenca për shtyp e Vinicius kthehet “virale”: ndodhet një mace dhe hidhet në tokë. Nisin polemikat (PAMJET)

admin

TIRANA FITON SUPERKUPËN | Vllaznia bie në fund, vendos i zakonshmi Redon Xhixha (PAMJET)

admin

ZYRTARE | Federata gjermane mer vendimin mbi Hansi Flick! Komunikata

admin

Leave a Comment