December 2, 2020
Portali Shprehja

LAJMI I FUNDIT: Mësohet gjendja e Zlatan Ibrahimovic

Milani fiton në Napoli por rrezikon të humbasë Zlatan Ibrahimovic. Sipas raportimit nga Peppe Di Stefano për Sky Sport, Zlatan Ibrahimovic pësoi një problem në bicipin femural.

Suedezi ndjeu një dhimbje dhe më pas u shemb në tokë pasi sakrifikoi veten për t’u rikthyer në mbrojtje.

Lëndimi do të duhet të vlerësohet me ekzaminime instrumentale për të kuptuar shkallën e tij.

Por, sipas “Rai Sport”, flitet për të paktën 4 javë larg fushave të lojës për suedezin. Megjithatë, nesër do të jetë më e qartë situata.

Humbja e suedezit do të ishte fatale për këtë Milan, pasi është ai pika e referimit për kuqezinjtë dhe pasi ka shënuar 10 gola në 6 ndeshje me Milanin.

.

Të Ngjajshme

Capello zbulon prapaskenën: Ishte një lojtar që nuk e doja, por më pas…

admin

Celtic në kaos para Milan-it: Do ta kuptoja klubin, po të më kishte shkarkuar

admin

U kthye pas Covid-19, trajneri i Milanit tregon 18 ditët larg ekipit: Kur ma komunikuan, nuk fjeta dot gjumë!

admin

Leave a Comment