January 23, 2022
Portali Shprehja

LAJMI i FUNDIT | Shkon në 5 numri i lojtarëve me koronavirus te Milani!

Milani goditet nga Covid-19 pikërisht një ditë përpara ndeshjes ndaj Romës që hap kështu fazën e dytë dhe është takimi i parë për vitin 2022.

Skuadra kuqezi, pasi pa rastet pozitive me koronavirus të Tatarusanu dhe ende të pakonfirmuar Castillejo, sonte në mbrëmje ka njoftuar se tre futbollistë të tjerë kanë rezultuar me Covid-19 pasi janë kryer tamponët.

Tact Watches

Të tjera tamponë do të kryhen ditën e nesërme përpara ndeshjes ku do të mësohet më shumë por të dyshuarit kryesorë janë ata që sot nuk u stërvitën, pra Calabria, Tomori dhe Romagnoli.

Kjo do të thoshte se mbrojtja do të ishte në emergjencë totale për kuqezinjtë, duke qenë se Kjaer ka humbur sezonin.

Formacioni i mundshëm pritet të jetë ky: Maignan; Theo, Florenzi, Gabbia, Kalulu, Tonali, Krunic, Diaz, Saelemaekers, Messias dhe Giroud.

.

Të Ngjajshme

NEDIM BAJRAMI | Shqiponja kuqezi mrekullon Serie A, tani Empoli kërkon 15 mln euro (VIDEO)

admin

Chelsea ia mer dorën Tottenhamit, Conte provon humbjen në Premier

admin

PREMIER | Liverpool tenton të rihapë garën, Arsenali apatik

admin

Leave a Comment