December 5, 2021
Portali Shprehja

LAJMI I FUNDIT | Skandali “sex-tape” me Valbuena, prokurori burgos Karim Benzema

Probleme të mëdha për Karim Benzema që duket se do të marrë një goditje të rëndë në prag të Topit të Artë që mund të ndikojë jo pak në dhënien e votave…

Sipas lajmit të fundit që mbërrin nga Franca, sulmuesi i Real Madrid dhe kombëtares së Francës, rrezikon 10 muaj burg dhe 75 mijë euro gjobë për “sex-tape”, çështja ku është përfshirë dhe akuzuar nga ish-shoku i tij Valbuena pasi tentoi të zhvaste para nga ai duke u lidhur me një grup kriminal që kishin rënë në zotërim të një video hot të mesfushorit, nga celulari i tij…

Tact Watches

Sulmuesi i Real Madrid dhe Bleus, Karim Benzema, nuk ishte i pranishëm në seancën e parë të gjyqit që e akuzon atë për bashkëpunim në tentativën e shantazhit kundër shokut të tij ndërkombëtar Mathieu Valbuena, i cili ndodhej në gjykatë dhe madje tha publikisht se pas shumë vitesh më në fund do të kishte drejtësi për atë që i kishte ndodhur.

Dje gjyqi u hap zyrtarisht në Versajë, pranë Parisit, pas viteve të debateve dhe lëvizjeve të papritura nga avokatët e lojtarëve.

Qendër sulmuesi i Blancos është mes të pandehurve së bashku me 4 persona të tjerë të akuzuar si autorë të tentativës së shantazhit për “videot seksi”…

.

Të Ngjajshme

Sacchi analizon luftën për titull në Itali: Ja skuadra që është më mirë

admin

Ancelotti “rikthehet” futbollist: Do të më kishte pëlqyer të isha si…

admin

Liverpool “frikëson” Milan-in, Të Kuqtë nuk heqin dorë nga mesfushori

admin

Leave a Comment