17.2 C
Skopje
May 24, 2019
Offside

Lampard-Terri, një finale miqsh për një vend në tryezën e milionerëve

Tact

Xhon Terri ia doli dje, me penallti, në derbin e madh në Uest Bromuiç Albion, në transfertë. Frenk Lampard ia doli sot, në Lids, duke fituar 4-2, me një ndeshje të madhe, për të përmbysur humbjen 1-0 përsuar në shtëpi.

Ish-dyshja e Çelsit dhe Anglisë janë miq të mirë, takohen shpesh dhe flasin për karrierën e re: Lampard trajner te Derbi Kaunti dhe Terri ndihmëstrajner tek Aston Vila.

Pas disa ditësh do të lënë mënjanë miqësinë,do të përballen në Wembley, në një sfidë të pabesueshme: fituesi shkon në Premier ulet në tryezën e të mëdhenjve dhe merr edhe një çek prej më shumë se 100 milionë sterlinash, sepse finalja play-off në Championship vlen më shumë se çdo finale në botë.

Lampard e mori Derbin në fillim të sezonit, me kontratë 3-vjeçare, por tashmë është një hap Premier Ligës dhe nëse ia del, ndoshta Derbi do të detyrohet t’ia lëshojë Çelsit, që po kërkon një trajner të aftë, por edhe të adhuruar nga tifozët.

View this post on Instagram

Si futbollistë ishin legjenda. Si njerëz ishin miq të mirë dhe mbeten të tillë. Për një ndeshje, për finalen e Championship për një vend në Premier League, Frank Lampard e John Terry do të jenë armiq. Njëri prej tyre do të ngjitet në elitë, Lampard si trajner te Derby, ose Terry si zëvendëstrajner tek Aston Villa. Javën e ardhshme, Wembley! #lampard #terry #derbycounty #astonvilla

A post shared by Sport Ekspres (@sport.ekspres) on May 15, 2019 at 2:44pm PDT

Terri e mori gjatë rrugës detyrën e re, Aston Vila ishte në kaos dhe ai, bashkë me trajnerin Din Smith, e ngritën, e kthyen në një makineri lufte dhe prej shumë javësh Aston Vila është ekipi më në formë në Championship.

Miq të mirë, karaktere të ndryshëm, por identikë në dëshirën për të punuar dhe për të pasur disiplinë në punën e vet. Pas disa ditësh njëri prej tyre do të hedhë hapin e madh të karrierës së re, cili do t’ia dalë?



Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Sane te Bajerni? Rumenige flet hapur dhe sqaron hezitimin e së shkuarës

shprehja

Kalimi i Sane te Bajerni, ja çfarë ka për të thënë Lëv

shprehja

Pengu, hyjnori Ronaldo dhe një “mallkim” për Konten: Kielini në gjithë fushën

shprehja