Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është në qiellin e shtatë pas fitimit të titullit kampion në La Ligaekipi katalanas fitoi dje 4-2 në fushën e Espanyol, duke fituar matematikisht titullin, me 4 javë ende për t’u luajtur.
“Ky është një titull historik për Barcelonën, në një kampionat mjaft të vështirë. Të fitosh titullin kur ka ende edhe 4 ndeshje për t’u luajtur është diçka e jashtëzakonshme. Jemi kampionë në Spanjë”, tha Laporta.
“Ndeshja ndaj Espanyol ishte fantastike, pasi e kontrolluam lojën dhe e merituam fitoren dhe titullin kampion. Këto do të jenë ditë feste për të gjithë ne. Fillimisht shpëtuam financiarisht klubin dhe më pas morëm titullin, duke rikthyer buzëqeshjen në Barcelonë”, u shpreh Laporta.
“Duam që ky të jetë titulli i parë i një epoke të re dhe të ndritur që do të nisim të gjithë së bashku. Jam i sigurt se nuk do të ndalemi këtu, si në Spanjë ashtu dhe në Europë, pasi i kemi mundësitë për të qenë kompetitivë për shumë vite”, tha Laporta.
.