September 25, 2020
Portali Shprehja

Larg realizimit ideja e zëvendësimit të inspektorëve ndërtimorë komunal me ata rajonal

Qeveria nuk do të vendos së shpejti inspektime rajonale që janë planifikuar për të mënjanuar dobësitë e inspektimeve komunale. Këtë çështje tek tani duhet ta analizojnë institucionet, pasi LSDM në programin qeveritar premtoi se do të formojë inspektorë rajonal për urbanizëm, për të forcuar mbikëqyrjen inspektuese të Inspektoratit shtetëror për ndërtim dhe urbanizëm. Ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski për Alsat thotë se ka marrë për obligim që të ofrojë propozime në Qeveri për shërbime më efikase komunale të inspektimit. Por, për momentin nuk ka asgjë konkretisht.

“Ministria përmes konsultimeve dhe propozimeve nga të gjitha palët e përfshira përmes debatit publik do t’i propozojë ndryshimet në këtë veprimtari. Të gjitha propozimet, përfshirë edhe propozimin e Qytetit të Shkupit, do të analizohen seriozisht- deklaroi Goran Milevski- ministër i vetëqeverisjes lokale.

Ideja themelore e inspektorateve rajonale, që do të veprojnë në disa komuna, është që ata të mos japin llogari para kryetarëve, në komunën e të cilëve lëshohet leja e ndërtimit. Me këtë pritet të sigurohet inspekcion efikas dhe të paanshëm ndërtimor.

“Një numër i madh i komunave ose nuk kanë numër të madh të inspektorëve ose nuk kanë fare. Edhe nëse inspektorët komunal janë jashtëzakonisht efikas, të paanshëm dhe profesional, shumë shpesh nuk ka kuadër të tillë. Pra, nëse shihet nga disa aspekte, konsiderojmë se është një fillim i mirë për të aplikuar risi të tillë, dhe natyrisht në periudhën e ardhshme do të duhet të përpunohet propozimi nga ministritë resor- pohoi Magdalena Filishovska- Geshkoska- Këshilli i inspektimit.

Tani për tani,  Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale nuk komentojnë propozimin e tillë që inspektorët e ndërtimit të mos varen drejtpërdrejt nga kryetarët e komunave. I pyetëm nëse me inspektime të tilla rajonale do të shkelet decentralizimi.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, kërkon që të merren kompetencat e komunave në Shkup për kontrollet inspektuese dhe t’i dorëzohen Qytetit. Me këtë, në vend që inspektorët e punësuar në komunat ku janë ndërtuar ndërtesat pa leje, atë do të bëjnë inspektorët e Qytetit të Shkupit. Megjithatë, e gjithë kjo është vetëm një ide, por jo një zgjidhje ligjore. Motivi për qëndrimet e tilla është ndërtimi i fundit pa leje- ndërtesa para “Mavrovasjas”. Tani nga ndërtimi i paligjshëm në rrugën kryesore të Shkupit kanë mbetur vetëm mbetjet ndërtimore dhe katër shtylla. Komuna e Çairit nuk mund të gjente një kompani për rrënimin e objektit të paligjshme gjatë gjithë verës, ndërsa atë e bëri ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” me urdhër të Qeverisë. Nga Qeveria njoftuan për asistencë të re për komunat nëse ata kanë nevojë për ndihmë.

Igor Stefanovski

Të Ngjajshme

Ndalohen 5 persona për sulmin ndaj policëve në Veles

admin

Pahor: Të mos shtyhet fillimi i negociatave, konferenca ndërqeveritare të mbahet sa më parë

admin

Ish-kreu i Supremes, në bankën e të akuzuarve

admin

Leave a Comment