22.1 C
Skopje
August 25, 2019
Offside

Largimi i Grizman, Atletiko e gjen pasuesin në Premier Ligë

Antuan Grizman do të largohet nga Atletiko e Madridit pas pesë sezonesh, ku ishte lojtari më i mirë në skuadrën kryeqytetase. Largimi i yllit francez nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit, por gjithsesi vendimi i tij është respektuar.

Tashmë, bordi drejtues i Atletikos dhe stafi teknik kanë filluar të lëvizin për të gjetur pasuesin e tij. Një francez për një tjetër, pasi tashmë “Los Colchoneros”, synojnë të arrijnë te firma e sulmuesit të Arsenalit, Aleksandër Lakazet.

Ky i fundit u shpall dhe lojtari më i mirë i sezonit për “Topçinjtë” e Londrës dhe vlerësohet 70 milionë euro në treg, shumë e përballueshme për Atletikon e Madridit pas shitjes së Grizman, që sipas raportimeve, do të shitet për 120 milionë euro.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

VIDEO | Sterling zgjedh të festojë ndryshe, nuk i harron ish-tifozët

shprehja

Rikthim në vendlindje, futbollisti lë Liverpulin pas 204 ndeshjesh

shprehja

Dorëzohet Shkëndija, shet “yllin” e saj për 500 mijë €

shprehja