January 31, 2023
Portali Shprehja

“Largohu”: Inter-Verona, e largojnë në pushim të ndeshjes! “Po fle prej 8 muajsh…”

Një gol në minutën e 3-të nga Lautaro Martinez e çoi ndeshjen kundër Veronës në tatëpjetë për Interin. Argjentinasi ishte në gjendje të jepte 3 piket me vlere perpara Superkupes se Italise.  Një gol që lehtëson misionin e skuadrës së Inzaghit ndaj një skuadre të Veronës, të detyruar menjëherë të ndryshojnë rezultatin taktik.

Megjithatë, Verona ishte e guxishme dhe disa here San Siro nisi te “gumezhinte”… Kjo edhe falë një Interi që sigurisht nuk shkëlqeu në fazën e propozimit, duke ia lënë fushën kundërshtarëve.

Kështu, pavarësisht avantazhit, jo të gjithë zikaltërit u vlerësuan për paraqitjen e tyre në fushë. Në veçanti, është një nga lojtarët e Inzaghit që u vu në shënjestër në rrjetet sociale me dikë që i kërkon lamtumirën e menjëhershme: kështu kryqëzohet ndeshja me tregun e transferimeve.

Nuk mund të ishte ndryshe pasi po flasim për Milan Skriniar. Qendërmbrojtësi sllovak është në qendër të negociatave të gjata dhe të komplikuara për rinovimin e kontratës së tij që i skadon në fund të kampionatit. Një rinovim që nuk ka mbërritur ende dhe mund të mos arrijë.

Ende asnjë përgjigje për ofertën e Interit dhe me kalimin e ditëve shtohet ndjesia se ish-Sampdoria do t’i japë lamtumirën Nerazzurrëve në fund të vitit. Një situatë që padyshim ngacmon fansat dhe mjafton një pakujdesi për të shkaktuar komente të diskutueshme.

Kështu, pas pankartave që e ftojnë të qëndrojë te Interi, sot Skriniar (protagonist i një keqkuptimi me Onanën) është në qendër të kritikave sociale. “Ai po përpiqet në çdo mënyrë të marrë një ofertë të ulët nga Interi”, shkruan një përdorues në Twitter, ndërsa një tjetër është edhe më kategorik:

“Po na bojkoton”. Fraza mes seriozes dhe ironikes, si ajo që shkruan se sllovaku ka “tetë muaj që fle”. Një situatë e parashikueshme që shtyn dikë të shpresojë për zgjidhjen më drastike: “Skriniar largohu”.

.

Të Ngjajshme

E BEFASISHME! Kaloi vizitat por te momenti i firmës Isco ndryshoi kushtet. Dështon transferimi në Bundesliga

admin

Orët e fundit “dramatike” | Chelsea-Benfica kanë ngecur te formula dhe jo paratë! Enzo Fernandez kryen vizitat mjekësore…

admin

Jorginho tek Arsenal, por tifozët nuk janë të kënaqur: “Me atë dhe Xhakën kemi…”

admin

Leave a Comment