August 16, 2022
Portali Shprehja

Las Vegas/ Stuhia e fortë përmbyt kazinotë dhe hotelet (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka goditur qytetin më të famshëm të argëtimit në botë, Las Vegas në SHBA. Për pasojë u përmbytën edhe kazinotë e qytetit.

Sipas informacioneve të “wall Street Journal”, “qyteti i mëkatit” nuk ka mbetur i paprekur nga kushtet e vështira atmosferike që kanë prekur rajonin më të gjerë.

Hotelet dhe kazinotë përgjatë Bulevardit Jugor të Las Vegas, i njohur si The Strip, u prekën nga shirat dhe përmbytjet. Nga pamjet shihet se uji pikonte nga tavani në Planet Hollywood Las Vegas Resort & Casino, si dhe Sportsbook në Circa Resort & Casino.

Njëkohësisht nga erërat e forta janë shkulur disa pemë, ndërsa rrugët u kthyen në lumenj, brenda një periudhe 60-90 minutash. /abcnews.al

.

Të Ngjajshme

“Zhvishen si në evente sheikësh”, stilistja e njohur kritikon moderatoret shqiptare

Sofja mirëpriti rekomandimet e miratuara për personalitetet historike

admin

Zvicra po kërkon punëtorë, mbi 12 mijë vende të lira pune

Leave a Comment