“Lautaro i mirë për të ardhmen, Neymar është çka i duhet Barcës momentalisht”

Faza e sulmit është në listë për t’u përmirësuar në skuadrën e Barcelonës, gjatë merkatos së verës.

Dy emra janë të cilët përmenden si të mundshëm për të kaluar në ‘Camp Nou’; Lautaro Martinez dhe Neymar.

Rivaldo beson se Lautaro do të ishte një emër i mirë për të ardhmen, por Neymar është i duhuri për të tashmen .

“Kam thënë tash e disa kohë se besoj te Neymar. Ndoshta largimi nga Barca ishte gabimi më i madh për brazilianin, por nëse ka ndonjë shans që ai t kthehet, skuadra duhet ta shfrytëzojë” ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net

“Si 28 vjeçar, ai ka akoma shumë për të luajtur. Do të ishte i mirë për Barcën. Sa i përket Lautaros, është lojtar i mirë për Inter, por nuk është gati për Barcën” ka shtuar braziliani.

Mbetet të shihet se për cilin lojtar Barcelona do të tentojë në merkato. /Lajmi.net/

Të ngjajshme

Më në fund merren vesh, lojtarët e Barcelonës pranojnë uljen e pagave për 70 për qind

shprehja

Futbollisti i Superligës: Qysh me ulë rrogën kur nuk jam paguar që tre muaj?

shprehja

Agnelli: Klubet përballen me një kërcënim real ekzistencial

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë