June 27, 2022
Portali Shprehja

Lavrov: Rusia nuk është e pastër, por nuk ka turp të tregoj se kush është

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov dha një intervistë ekskluzive për BBC-në, ku mbrojti agresionin e Moskës ndaj Ukrainës.

Tact Watches

“Rusia nuk është plotësisht e pastër, por Rusia është ajo që është. Dhe ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi”, tha ai.

Pasi gazetari i lexoi citate nga një raport i Kombeve të Bashkuara që detajonte krimet e supozuara të luftës ruse në Ukrainë, Lavrov deklaroi se OKB po përdoret për të përhapur lajme të rreme nga Perëndimi.

“Ne nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një akt kriminal”, tha ai për arsyet e sulmit ndaj Ukrainës, duke deklaruar se Rusia kundërshton zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes.

Ai përsëriti linjën zyrtare të Kremlinit se kishte nazistë në Ukrainë. Zyrtarët rusë shpesh pretendojnë se ushtria e tyre po “de-nazifizon” vendin.

Lavrov shkaktoi bujë të madhe kohët e fundit kur u përpoq të justifikonte pretendimet rreth presidentit Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është hebre, duke bërë pretendimin qesharak se Adolf Hitleri kishte “gjak hebre”.

Ndryshe, diplomati 72 vjeçar ka përfaqësuar Rusinë në skenën ndërkombëtare në 18 vitet e fundit, por sanksionet perëndimore tani janë vendosur ndaj tij dhe vajzës së tij.

SHBA e ka akuzuar atë për ndjekjen e një narrative të rreme të Ukrainës si agresore dhe për përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për pushtimin e Rusisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit.

.

Të Ngjajshme

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në ish frabikën e duhanit në Tetovë

Temperaturat e larta shqetësim për qytetarët

Anijet shkaktojnë ndotjen e liqenit të Ohrit

Leave a Comment