June 5, 2023
Portali Shprehja

Lazio mposht Udinese-n dhe parakalon Inter-in, Immobile si Totti (Video)

Lazio ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në fushën e Udinese-s, në javën e 36-të të Serisë A, dhe është ngjitur në vendin e tretë të renditjes duke parakaluar Inter-in dhe duke shkuar 4 pikë larg Milan-it të vendit të pestë.

Sfida e luajtur në Dacia Arena është vendosur në pjesën e dytë dhe më saktësisht në minutën e 61-të nga një penallti e fituar dhe transformuar nga Ciro Immobile.

PENALLTIA E FITUAR NGA IMMOBILE – VIDEO

Sulmuesi i Lazio-s është bërë lojtari i tretë që merr pjesë në realizimin e 200 golave me një skuadër të vetme në Serinë A (200 – 162 gola dhe 38 asiste me Lazio-n) pas Antonio Di Natale (255 – Udineze) dhe Francesco Totti (244 – Roma).

PENALLTIA E REALIZUAR NGA IMMOBILE – VIDEO

Fundjavën e ardhshme Hysja me shokë do të presin në shtëpi skuadrën e Cremonese-s, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë B.

.

Të Ngjajshme

LAJMI I FUNDIT | Një delegacion nga Al Hilal fluturon në Paris: “Mbërin për të marrë Messin”

admin

IBRA I JEP LAMTUMIRËN FUTBOLLIT! Tonali në lot, San Siro emocionohet. “Nuk mund të marr frymë…” (VIDEO)

admin

Alderweireld në minutën e 94-të me eurogol, Antwerp i Van Bommel është kampion i Belgjikës pas 66 vitesh (VIDEO)

admin

Leave a Comment