January 16, 2022
Portali Shprehja

“Lazio përfaqëson jetën time por ajo fitore sot…” Inzaghi i lumtur, pastaj flet mbi garën titull: “Tani e lehtë sepse…”

Në mikrofonat e ‘DAZN’, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka uruar ekipin e tij për fitoren e arritur sonte ndaj Lazios: “Duam të ktheheshim me fitore dhe nuk ishte e lehtë, sepse Lazio ka cilësi.

Besoj se ky sukses është i merituar. Jam i lumtur.Tani të mërkurën kemi një ndeshje të mrekullueshme, një finale në stadiumin tonë dhe do te përgatitemi në mënyrën më të mirë.

Tact Watches

Jam me fat që kam lojtarë të rëndësishëm, duhet të vazhdojmë kështu sepse kampionati nuk ndalet. Sot të gjithë antagonistet fituan.

Për ne ishte një rikthim kundër një skuadre që kishte luajtur tre ditë më parë dhe mund të ishte më shumë në top se ne, por unë i përgëzova djemtë”.

A e ndjeni tensionin në radhë të parë?
“Më 20 tetor kur ishim në -7 u ndjeva pak, tani është më e lehtë dhe kjo falë djemve që kanë fituar tetë radhazi. Tani është normale pasi jemi të parët por duhet të jetë një stimul për të vazhduar dhe përmirësohemi”.

Çfarë do të thotë për ju kjo fitore ndaj Lazios?
“Të luaj kundër Lazios përfaqëson jetën time, rrugën time. Ajo më rriti duke më bërë burrë. Nuk është një fitore si të tjerat, por e desha me të gjitha forcat”.

.

Të Ngjajshme

155 sekonda dhe asist vendimtar! Luis Nani kthehet pas 4 vitesh në Serie A dhe lë gjurmë edhe si veteran

admin

SULM “FARAONIK” | Me dy qindarka, Verona ka shënuar 27 gola me tredhëmbëshin e saj

admin

“Nuk di anglisht, preferoj që…” Coutinho dhe momenti gazmor pas debutimit fantastik

admin

Leave a Comment