September 27, 2022
Portali Shprehja

LD: Komisioni për çështje historike po hap procesin e bullgarizimit të Maqedonisë

Nga Lidhja Demokratika kanë reaguar pas njoftimit të Komisionit për Çështje Historike për arritje të marrëveshjes me palën bullgare për kremtimin e përbashkët të figurave historike Shën Kirilin e Metodin, Shën Klementin e Naumin si dhe për Car Samoilin, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se ky komision po bën bullgarizimin e Maqedonisë së Veriut.

“Lidhja Demokratik paralajmëron një proces të prerjes së rrënjëve maqedonase përmes Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore, duke hapur kështu një proces të bullgarizimit të Maqedonisë. Puna e këtij komisioni është reflektim i zgjidhjeve të përfshira në Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, i cili përcakton historinë e përbashkët dhe themelimin e Komisionit për çështje historike dhe arsimore”, thuhet mes terash në reagimin e LD-së.

Të Ngjajshme

Saraçini: Dezinformatat janë kërcënim për sigurinë e shtetit

Abazi: Institucionet tona kanë përgatitje mesatare ndaj sulmeve kibernetike

Hotelet në Strugë dhe Ohër rezikojnë mbylljen gjatë dimrit.

Leave a Comment