LDK pret që brenda javësh Hoti të bëhet kryeministër

Në kohën kur po përflitet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të përcaktojë një afat prej 15 ditësh për partinë fituese që të mandatojë ose të heq dorë nga mandatari për qeverinë e re, kjo po kundërshtohet fuqishëm nga Vetëvendosje.

VV thotë se ajo çfarë nuk është përfshirë në Kushtetutë, nuk mund të plotësohet me aktgjykime e as me nënkuptime presidentësh.

Adnan Rrustemi thotë se gjyqtarët e Kushtetueses nuk mund të ngatërrojnë rolin e tyre me rolin e deputetëve sikurse nuk duhet të ngatërrojnë kompetencat e tyre me kompetencat e deputetëve të Kuvendit.

LDK’ja ndërkohë pret që brenda javësh Avdullah Hoti të bëhet kryeministër.

“Ne jemi të gatshëm që në kohë rekorde, mos të them brenda 24 orëve, por shumë shpejt pasi ta marrim dritën e gjelbër do të formojmë qeverinë. Nuk duhet të humbim kohë sepse çdo ditë e humbur shkon në dëm të bizneseve”, tha Abrashi për RTK’në.

Abrashi thotë se LDK’ja ka parë me shqetësim gjithë presionin e ushtruar mbi organin më të lartë kushtetues në vend.

Shpërndaje në:
loading...

Të ngjajshme

Sveçla hesht përballë akuzave të Thaçit për dhomën e përgjimeve

shprehja

Presidenti Thaçi vizitoi Burgun e Dubravës në përkujtim të masakrës së kryer nga forcat serbe

shprehja

Spanja do të nisë ta zbatojë karantinimin dyjavorë për të huajt

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë