April 16, 2021
Portali Shprehja

LDK zgjodhi kryesinë e re dhe katër nënkryetarë – Iliria News Agency

Këshilli i përgjithshëm i LDK-së ka zgjedhur kryesinë e re partiake. Nënkryetarët e zgjedhur të kryetarit të ri Lumir Abdixhiku janë: Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, përcjell INA.

Ndërsa për sekretar partie është caktuar Imri Ahmeti. Ky i fundit i pyetur lidhur me përkrahjen ose jo të Vjosa Osmanit për presidente tha se nuk është diskutuar për një temë të tillë.

“Jo nuk kemi diskutuar për këtë temë. Këshilli ka aprovuar propozimin e kryetarit me shumicën e votave, vetëm tri vota kanë qenë kundër dhe një abstenim”, tha ai. Në kryesinë e re të LDK-së janë zgjedhur anëtarë të njohur të këtij subjekti, por edhe figura të reja, që për herë të parë janë pjesë e organit të lartë të LDK-së. Nënkryetarë të deritanishëm ishin Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Haki Rugova, ndërsa Arban Abrashi ishte në pozitën e sekretarit të kësaj partie. (INA)

Të Ngjajshme

Lauka:Shqiptarët janë aktualisht të pafuqishëm për ta bërë bashkimin kombëtar – Iliria News Agency

admin

Votoni Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit – Iliria News Agency

admin

Albin Kurti zotohet për rrugën Prizren-Tetovë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment