February 1, 2023
Portali Shprehja

Le Graet, merret në pyetje rreth akuzave për ngacmim seksual

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit është në sy të stuhisë, më shumë se për deklaratat e Zidane, për akuzat për ngacmime seksuale ndaj disa femrave, përfshirë edhe agjenten e e lojtarëve Sonia Souid.

Njësia hetimore e “Radio France” mësohet se ka hapur hetimet dhe presidenti do të dëgjohet sot pasditë, për herë të dytë, nga komisioni përgjegjës për zbardhjen e akuzave ndaj tij. Do të kishte disa dëshmi, një ish-punonjëse u tha hetuesve se gjatë një udhëtimi zyrtar me avion, Le Graet i vendosi dorën në kofshë.

Gjithashtu, agjentja e lojtarëve ishte e para që hapi këtë stuhi, ku me deklaratat e saj theksoi se ai e ngacmonte me mesazhe zanore në orët e vona të natës, duke e ftuar atë në shtëpinë e tij dhe të pinin shampanjë. Gjithashtu ai i kishte kërkuar që të shkonte në shtrat me të./abcnews.al

.

Të Ngjajshme

Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Grupi i Zjarrit në Kërçovë: Ahmetin e mbrojmë vetëm ne

Duel i futbollistëve shqiptarë në Kupën e Italisë

Leave a Comment