January 19, 2021
Portali Shprehja

Leeds “loco” si Bielsa, gati super blerja e radhës

Julian Draxler nuk ka patur karrierën që priste.

Fantazisti gjerman, pas shkëlqimit me Shcalke-n dhe parantezës te Wolfsburg, është transferuar te PSG.

Lojtari ka fituar, por jo si protagonist siç mund të mendohej nga një futbollist me cilësitë e tij.

Në verën e 2015-ës, Draxler ka qenë shumë afër Juventus-it, por në fund ka vendosur të qëndrojë në Bundesliga.

Tani mund të vijë një mundësi e re për gjermanin.

Ai, në fakt, mund të largohet nga Parisi për të kaluar te Leeds United. Klubi që sapo ka siguruar kthimin në Premier League kërkon të ndërtojë një ekip të fortë për kategorinë kryesore të futbollit anglez dhe Draxler mund të jetë lojtari i duhur për Bielsa-n.

Akoma nuk janë bërë të ditura shifrat e negociatave, por, pas Rodrigo-s, Leeds është gati të realizojë një tjetër super blerje.

.

Të Ngjajshme

Chelsea në garë për Haaland, ofertë qesharake nga blutë

admin

Goditi kundërshtartin me shuplakë, jepet dënimi për Leo Messi

admin

ZYRTARE; Mandzukic firmos me Milanin deri në fund të sezonit (detajet e plota)

admin

Leave a Comment