June 23, 2021
Portali Shprehja

“Legalizimet’, pesë deputetë kundër ligjit

A mund të ketë shpëtim nga legalizimi i ndërtesave të paligjshme? Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, ende nuk ka sjellë vendim nëse do ta dekretoj Ligjin i cili lejon legalizimin e ndërtesave të paligjshme aktuale dhe atyre të rejave, si dhe amnistimin e atyre që kryen vepër penale ndërtim të paligjshëm. Nga Kabineti i Pendarovskit për Alsat thonë:

“Presidenti Stevo Pendarovski po e shqyrton tekstin e ligjit, pas çka do të sjellë vendim dhe do të informojë publikun në kohën e duhur.”

Kërkesë deri te Pendarovski për të mos e nënshkruar dekretin, përveç pesë deputetëve nga koalicioni qeverisës, dërguan edhe Organizatat joqeveritare ekologjike “O2”, “Eko-svest”, institutet për demokraci, studime të komunikimit, Instituti i Gjelbër dhe organizata të tjera. Ata argumentojnë se zgjidhja ligjore është kundërthënëse dhe kundër mjedisit, dhe e njëjta i mbron kriminelët dhe i demotivon qytetarët e ndershëm.

Reagimi i sektorit të OJQ-ve dhe të tjerëve

“Ligji është në kundërshtim me Kushtetutën gjegjësisht të paktën dy nga vlerat themelore në nenin. 8 (sundimi i ligjit dhe rregullimi e humanizimi i hapësirës dhe mbrojtja e mjedisit dhe natyrës).

“Presidenti Stevo Pendarovski të kthejë ligjin …”

“Ne kërkojmë që ligji, pasi të ndryshojë … të miratohet në procedurë të rregullt me konsultime dhe debat publik.”

Komisioni i anti- korrupsionit njoftoi se do të paraqesë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar dispozitat ligjore. Ligji përndryshe lejon legalizimin e ndërtesave të paligjshme aktuale dhe të rejave, të ndërtuara edhe në parqet nacionale. Ligjin të martën e mbështetën deputetë nga LSDM dhe VMRO DPMNE. Shumica pranoi një amendament VMRO-së, i cili siguron amnisti për ata që ndiqen penalisht për ndërtime të paligjshme. Njëri prej tyre është ish kryetari i komunës së Karposhit dhe kreu i partisë GROM, Stevço Jakimovski.

Igor Stefanovski

.

Të Ngjajshme

Bekteshi: Shtrenjtimi i derivateve nuk është rritje e akcizës, por shërben për të mbrojtur ambientin

admin

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

admin

Dasmat dhe ahengjet tjera në ambiente të mbyllura, Bekteshi: Kjo nuk varet vetëm nga Ministria  e Ekonomisë

admin

Leave a Comment