November 27, 2020
Portali Shprehja

Legjenda e Interit: Kinezët e duan vetëm për biznes, Conte di të ankohet!

Legjenda e Interit, Luis Suarez, ka folur në lidhje me situatën e ekipit zikaltër. Ai është 85 vjeç dhe flet me shumë dashuri për skuadrën italiane. Ai foli për AS dhe tha se drejtuesit kinez po e përdorin Interin vetëm për biznes.

“Nuk më pëlqen kur trajnerët vetëm ankohen dhe kërkojnë pafund. Drejtuesit shpenzojnë miliona euro dhe trajnerët kujtojnë se u fitua titulli prej tyre.

Triumfet vijnë falë lojtarëve. Këta të fundit i zgjidhin ndeshjet, jo trajnerët me ndërrimet e tyre. Nuk shkohet para me ulërima, trajnerët gabojnë nëse mendojnë se kjo është mënyra e duhur për të rënë në sy. Conte kujton se është kapo i Interit.

Kërkon, kërkon përsëri dhe vetëm kërkon. Ai vetëm ankohet dhe kërcënon me largim nëse nuk i plotësohen dëshirat. Suning? Në këtë Inter kinez nuk njoh asnjë, përveç punonjësve që kanë qenë atje për shumë vite.

Këta zotërinj nga Kina nuk e blejnë klubin për ta rikthyer fantastik siç ishte, por vetëm për biznes. Nuk u intereson asgjë tjetër. Ndërruan edhe emrin e qendrës stërvitore, sot quhet Suning”, – tha ai.

.

Të Ngjajshme

Maradona, zbulohet letra e çuditshme: Pas vdekjes time dua të më…

admin

Video: Napoli “inaguron” stadiumin e Maradonës, zhbllokohet me stil ndeshja në Europë

admin

Video: Pepe është magjik, Arsenal shënon dy gola në pesë minuta

admin

Leave a Comment