November 28, 2022
Portali Shprehja

Legjenda e Interit thumbon Barella-n! “Një lojtar si ai duhet ta kishte bërë direkt”. Di Canio: “Inzaghin e dua, por ja fut kot…”

Beppe Bergomi komenton fitoren e Juventusit ndaj Interit dhe ishte kritik edhe me zikalterit: “Ndeshja ishte evidente se ishte në një balancë delikate. Është e vërtetë që  po luante me mire se Juventusi skuadra e Interit, por mjaftoi një episod dhe në fakt Interi e pesoi nga këndi në favor, gjë që prish ekuilibrin.

Juventusi pastaj e merr lojën në dorë. Barella gabon te goli i parë, duhet të shkakonte faull direkt dhe jo te lejonte kundersulmin. Interi ka humbur pesë ndeshje, në të cilat ka pranuar trembëdhjetë gola. Kur hynë poshtë, nuk arritën të mblidheshin përsëri.

Vetëm pesë skuadra kanë pësuar më shumë gola. Skuadra mund të bëjë ndeshje te mire, por ndeshjet më të mira luhen me ekipe të hapura. Juventusi nuk lejoi kundersulme, Interi po lufton shume kur ka te beje me skuadrat te mbledhura mbrapa me kujdes”.

Pas nokautit 2-0 ndaj Juventusit, Giampaolo Pazzini analizon momentin e Interit nga DAZN. “Këto ndeshje gjithashtu vlejnë më shumë se tre pikë, ne kemi parë se si ka ndryshuar inercia për Juventusin. Inter rrezikon reagimin e keq pas kesaj humbje edhe pse ka direkt ndeshje.

Në nivelin mendor, megjithatë, ata mund të lënë diçka mangut tashme ne aspektin psikologjik. Luajti mire dhe e nisi me fort, Juve ishte me fat në fillim. Zikalteirt patën mundësinë të barazojnë me Lautaron dhe u ndëshkuan nga episodet qe ndikuan”.

Edhe Di Canio gjithashtu foli: “Unë e dua Inzaghin, por komunikim shumë i ulët për nivelin që ai stërvit. Ndeshjet kokë më kokë te gjitha te humbura jashte fushe? Nuk e dija se kishte një kampionat të tërë në shtëpi… Ai nuk mund t’i thotë këto gjëra. Conte do ta kishte urdheruar Barellan ta ndalte me faull Kostic, jam i sigurt. Inzaghi nuk e beri”.

.

Të Ngjajshme

Zenit-Spartak Moskë: përleshje shokuese e pakontrollueshme! Goditje, grushta dhe 6 të përjashtuar | VIDEO

admin

Luis Enrique preket në konferencë kur e pyesin për vajzën: “Mendojmë se si do të jetonte çdo ditë…”

admin

“Tani po shijojmë sërish Botërorin, kush zbriti nga autobusi le të ngjitet…”

admin

Leave a Comment