December 4, 2020
Portali Shprehja

Legjenda e United e bën si shqiptarët, bëhet trajner i klubit që ka në pronësi

Legjenda e Manchester United dhe e Anglisë, Paul Scholes, ka marrë detyrën e përkoheshme si trajner i Salford City-t. Scholes mori drejtimin e klubit që është bashkëpronar, pasi u pushua trajneri Graham Alexander.

Scholes do të jetë trajner i përkohshëm deri në momentin që drejtuesit të vendosin për një emër të rëndësishëm në stolin e tyre. Ish-mesfushori i United e ka provuar dhe më herët rrugën e trajnerit, por nuk ka patur sukses.

Ai mori drejtimin e Oldhamit në vitin 2019, por nuk pati një eksperiencë të mirë dhe u largua shumë shpejt. Scholes është bashkëpronar i Salford City-t së bashku me Gary dhe Phil Neville, David Beckham, Ryan Giggs dhe Nicky Butt. Ata zotërojnë 50% të aksioneve së bashku.

.

Të Ngjajshme

“Bum Bum” Piatek, ish-ylli i Milan-it realizon dy gola në tri minuta (Video)

admin

Një hap larg firmës, zbulohet rroga “e varfër” e Balotellit në Brazil

admin

Ylli i Ligue 1 ndryshon agjent dhe i bashkohet “skuderisë” Bale! E ardhmja në Premier?

admin

Leave a Comment