“Paul Pogba ka qenë asgjë, përveç problemeve për Manchester United, që kur u kthye në klub më 2016”, – thotë Paul Ince. Të gjithë janë të shqetësuar në “Old Trafford” për ecurinë e “Djajve të Kuq”, ndërsa bëjnë pyetje se si do të dilet nga kjo situatë. Klubi anglez investoi 89 milionë £ për të blerë ndërkombëtarin e Francës nga Juventusi, por ka pasur produkt minimal.
Pogba është bërë fitues i Kupës së Botës gjatë eksperiencës së tij të dytë në Angli, por ka dështuar në betejat e brendshme. Ekipi i drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer humbi 2-1 në Ligën e Kampionëve, ndaj Istanbul Basaksehir, teksa Ince pranon se klubi duhet të mendojë për opsionet e veta:
“Unë e dua Pogba, mendoj se është një lojtar i klasit botëror në ditën e mirë të tij. Ne e pamë atë te Juventusi. Por, që kur ka ardhur te Manchester United, nuk ka qenë asgjë tjetër, përveç probleme. Nën drejtimin e Jose Mourinho, gjithmonë kishte diçka. Shfaqjet e tij nuk kanë qenë në nivelin e pritshëm, ndaj tifozët pothuajse kanë qenë kundër tij.
Nëse do të luaja me të, do t’i thoja: dëgjo, thjesht dil atje dhe luaj. Dil atje dhe fillo të performosh. Sapo të filloni të performoni ashtu siç duhet, atëherë mund të flisni për dëshirën e nënshkrimit me Real Madridin, sepse për momentin nuk mund të futeni as në skuadrën e Manchester United.
Nëse do të isha Paul Pogba, në situatën aktuale do të ulesha në stol duke menduar…, do të rrija zgjuar. Do të vrisja mendjen: unë kam Fred, Scott McTominay dhe Bruno Fernandes, të gjithë duke luajtur në mesfushë, ndërsa vetë jam ulur në stol. Duhet të ketë diçka që nuk shkon me mua”.
.